Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kaq vite punë , nuk mora asnjë faleminderit !

Në  bashin  e  nje  anije  gjigande  ishte  nje  vidë  e  vogël , e  parendesishme,  që  bashkë  me  vida  te  tjera , të  vogla  dhe  te  parendesishme  si  ajo, mbanin  te  lidhura  dy  shufra  çeliku. Gjate  nje  udhetimi  ne  mes  te  Oqeanit , vida  e  vogel  vendosi  te  rrebelohej  per  ekzistencen  e  saj  të  errët  dhe  kurre  te  shperblyer (në  kaq  vite  kurrë  nuk  i  kishte  thënë  kush  nje  “faleminderit”  per  atë  që  bënte) dhe  shpertheu : “ E  vendosa !. – Do  iki !“. Në  qofte  se  iken  ti  do  ikim  edhe  ne.!” – thane  vidat  e  tjera . Dhe  keshtu  sapo  vida  filloi  te  levizte  nga  vendi, filluan  te  leviznin   dhe  te  tjerat, pas  çdo  dallge, çdo  herë  e  më  tepër. Gozhdët  qe  mbanin  te  mberthyer  derrasat  e  Anijes  protestuan: “atehere  edhe  ne  jemi  te  detyruara  t’a  lemë  vendin  tone…” “ Te  lutem , qendro !”, ju  lutën  vidës  dy  shufrat  e  çelikut .” Ne qofte  se  nuk  ka  kush  te  na  mbaje  te  lidhura  bashke, për  ne  mer  fund  gjithçka ! Synimi  i  vidave  te  vogla  per  t’u  larguar  u  përhap  në  sekondë  përgjatë  gjithe  skafit  gjigand  të  anijes. E  gjithë  ajo  strukturë  që  sfidonte  dallget  me  aq  siguri,  filloi  të  anohej  nga  njëra  anë  në  mënyrë  të  rrezikshme  dhe  të  dridhej. Te  gjitha  pllakat  prej  metali, lidhjet , direkët , vidat  e  gozhdët  e  vogla  te  anijes  vendosen  t’i  dergonin  nje  lajm  vidës  ne  menyre  qe  të  hiqte  dorë  nga  vendimi  i  saj : “- E  gjithe  anija  do  te  shkaterrohet, do  te  mbytet  dhe  askush  nga  ne  nuk  do  te  mundë  ta  shohë  atdheun”..Vida  e  vogel  u  prek  në  sedër  nga  keto  fjale  dhe  papritmas  zbuloi  qe  ishte  shume  me  teper  e  rendesishme  sesa  mendonte. Atehere  iu  dha  te  gjitheve  haberin  e  mirë  se  do  të  qëndronte  në  vendin  e  saj.

Jeta  jonë  ështe  shume  më  tepër  e  rendesishme  se  sa  e  mendojmë. Gjithesecili  prej  nesh  eshte  i  veçantë  dhe  i  papërsëritshëm . Nuk  kemi  pse  t’ia  mbathim  nga  veshtirësitë, të  medha  apo  të  vogla  qofshin. Eshte  e  rendesishme  te  qendrojme  ne  vendin  tone  dhe  te  perpiqemi  të  bejme  sa  me  mire  ate  qe  dimë, atë  që  duhet  dhe  që  duam  te  bejme…Në  punen  e  përditëshme  del  ne  pah  madhështia  e  çdo  individi..

 ( tregime terapeutike)                                                                                           13/gusht/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe