Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kaq shumë frikëra në jetën e njerëzve !

Të  kesh  frikë  është  njerëzore. Frika  është  një  emocion  primar  i  pranishëm  dhe  te  kafshët . Eshtë  fiziologjike. Eshtë  si  të  kesh  uri, etje  apo  gjumë. Kjo  eshte  frika  instiktive,  frika  e  menjëherëshme  nga  një  rrezik  i  vertete  dhe  konkret . Ndryshe  nga  frika  instiktive, ajo  psikologjike  eshte  gjithmone  e  lidhur  me  diçka  që  mund  të  ndodhë, jo  me  diçka  që  po  ndodh  tani . Kjo  lloj  frike  paraqitet  në  forma  të  ndryshme : shqetësim , ankth, preokupim, nervozizëm, tensionim, tmerr, fobi, etj. Ne  jemi  në  momentin  e  tanishem , ndërsa  mendja  jone  eshtë  ne  te  ardhmen. Nqse  mendja  e  humbet  kontaktin  me  forcen  dhe  thjeshtesine  qe  ka  e  tanishmja , ky  ankth  do  na  shoqerojë  vazhdimisht. Mund  ti  bejme  ballë  asaj  që  po  ndodh  tani, por  nuk  mund  te  perballojme  dot  diçka  qe  eshte  vetem  nje  projektim  i  mendjes  tone. Nuk  mund  të  preokupohemi  më  kot  për  të  ardhmen.

Sipas  kesaj  llogjike  të  thjeshtë  mund  të  marim  me  mend  se  të  gjithe  personat  qe  njohim  dhe  takojme  jetojne  në  një  gjendje  frike. Ndryshon  vetem  intensiteti  i  saj. Ai  shkon  nga  ekstremi  ankth  dhe  tmerr , në  shqetesim  i  lehte  dhe  ndjesi  e  zbehte  kërcenuese  nga  ana  tjeter.

Frikërat  tona  mund  të  jene  te  shumta : Kemi  frikë  nga  sëmundjet . Frikë  se  mos  na  fyejnë, frikë  nga  deshtimi. Frikë  se  mos  shëndoshemi , frikë  të  flasim  në  publik , frikë  nga  plakja. Dikush  mund  të  ketë  frikë  se  mos  e  braktisin  dhe  mbetet  vetëm . Kemi  frikë  nga  errësira , nga  sekretet  që  fshehim. Kemi  frikë  nga  vdekja. Frikë  nga  turma. Ka  nga  ata  që  i  kanë  tmerr  provimet  apo  detyrat  e  matematikës . Frikë  nga  fleta  e  bardhë. Plot  të  tjerë  janë  të  terrorizuar  nga  minjtë , merimangat , zvarranikët . Një  fëmijë  frikësohet  se  mos  “bullerat” në  shkollë  do  ta   rrahin  dhe  qesëndisin . Dikush  ka  frikë  mos  nuk  e  ka  mbyllur  derën  e  shtëpisë  me  çelës. Ka  nga  ata  që  kanë  frikë  nga  lumturia, që  kanë  frikë  nga  frika.

Dhe  tani  që  frikërat  e  shënuara  u  bënë  shumë, po  ju  bëj  vend  në  dy  rrjeshta  atyre  që  nuk  frikësohen  kurrë , trimave  guximtarë  që  nuk  patën  asnjëhere  frikë  nga “kolltuku”, nga  roli,  nga  pergjegjesia , nga  detyra  nga  gënjeshtrat  që  prodhojnë..…Gjejeni  se  kush  janë !

T’ia  mbathësh  me  të  katra  i  frikësuar  kur  sheh  një  gjarpër  është  mëse  normale. Ta  bësh  këtë  sa  herë  sheh  një  palë  lidhëse  këpucësh  është  tërësisht  jashtë  normales ; – duket  e  çuditeshme ? .. ndoshta  qesharake ? – Aspak !..Personat  që  shfaqin  sjellje  të  tilla  janë  duke  ja  mbathur  nga  një  rrezik. Një  rrezik   që  ne  nuk  e  shohim. Fakti  që  ne  nuk  e  shohim  nuk  do  të  thotë  që  nuk  ekziston  dhe  nuk  është  real. Eshtë  tmerrësisht  real !

(psikologjia per te gjithe )           7/ maj/ 201.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe