Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Ka shumë ndryshim mes, të kesh karakter dhe të jesh arrogant !

Gjatë rrjedhës së historisë, arroganca ka marrë shumë forma. Beteja e Thermopylae është një nga shembujt më të dukshëm kur mbreti i Madh Kserkses (i Perandorise Persiane) e pagoi  shtrenjtë  sepse  mbivlerësoi forcën e tij  dhe përçmoi vlerën strategjike  të  guximit dhe  “dinakërisë” së  Grekëve. Mbytja e Titanikut është bërë një tjetër shembull klasik, jo vetëm i dështimit teknologjik, por edhe i gabimit të frymës së paprekshmërisë, karakteristike e asaj epoke, një  frymë që pretendonte se kjo anije luksoze ishte absolutisht e paprekshme. Jeta u  tregoi atyre në mënyrën më të keqe se të gjithë dhe gjithçka janë të  cënueshëm. Por ndonjehere  nuk  eshte  e  nevojshme  te  germojme  kaq  thelle  ne  histori, mjaft  te  shohim  perreth  per  te  kuptuar  sa  shume  arrogancë  ka.

Çfarë  eshte  arroganca ?

Arroganca është bindja e të qënit superior, shoqëruar nga një vetëvlerësim i ekzagjeruar .Vetevleresim – shpesh i fryrë artificialisht – qe manifestohet përmes deklaratave të tepërta dhe me mendjemadhësi. Zakonisht  personi  arrogant  sillet  sikur  eshte  më i  mirë  se  te  tjeret  dhe  deshiron  qe  t’a  admirojnë  dhe  respektojne  per  cilesite  e  tij  te veçanta  apo  per  sukseset  e  tij  te  medha. Thellesisht  arroganca  eshte  deshira  per  të  dominuar  te  tjeret  dhe  nje  besim i  ekzagjeruar  ne  aftesite  e  veta, duke  u  shitur  si  i  denje  per  te patur  me  shume  sukses  se  te  tjeret.

Tipet e arrogances.

Psikologet  e ’Universitetit  te  Missouri-t  analizuan  studimet  e  bera  deri  më tani  mbi  arrogancen  dhe  pohuan  se  jemi  te  gjithe  arrogante – ne  nje  fare menyre –  edhe  pse  nuk  na  pelqen t’a  pranojme. Nje  studim  prane  Universitetit të Yale  zbuloi  se  sjellja  arrogante  fillon  te  zhvillohet  shume  heret  ne  jete. Keta  studiues  konfirmuan  se  femijet  nga  5 – 7 vjeç  nisin  te  shfaqin  nje  mendim  arrogant pasi  besojne  se  dine  me  shume  se  te  rriturit.. Zakonisht, në një pikë të zhvillimit, qëndrimi egocentrik fillon  te  zbutet,  ndërkohe  qe  formojmë  një  imazh  më  objektiv  dhe  realist  të  vetes  dhe  botës.

Sidoqoftë, në  një  kuptim  të  përgjithshëm  mund  t’i  referohemi  një  vazhdimesie  të arrogancës,  përfaqësuar  si  më  poshtë:

Denigrimi i te tjereve  = Arrogance  antagoniste

Besimi se  je  superior + mos  marja ne konsiderate e te tjereve =  Arrogancë krahasuese.

Zmadhimi i sukseseve te tua + Injorimi i limiteve qe ke + mbivleresimi i kompetencave personale = Arrogancë individuale.

Sipas  psikologeve te Universitetit te Missouri – t, ka 3 tipe  arrogance :

1)Arroganca individuale. Eshtë një mendim i ekzagjeruar në lidhje me aftësitë, tiparet ose rezultatet e personit që nuk kane lidhje  me  realitetin. Kjo  nënkupton zmadhimin e rezultateve tona dhe ekzagjerimin e  aftësive tona, gjë që gjeneron një imazh të shtrembëruar të vetvetes.

2)Arroganca krahasuese. Eshtë një klasifikim i ekzagjeruar i aftësive, tipareve ose rezultateve të dikujt në krahasim me ato të njerëzve të tjerë. Kjo lloj arrogance nuk limitohet në ekzagjerimin e vetë – imazhit, por nënkupton edhe një vizion të shtrembëruar të të tjerëve.

3)Arroganca antagoniste. Eshtë kulmi i arrogancës pasi nënkupton denigrimin e të tjerëve bazuar në një hipotezë superioriteti. Personi arrogant jo vetëm që beson se eshte superior, por gjithashtu mendon se të tjerët janë inferiorë dhe si pasojë vepron, shpesh duke i poshtëruar ose injoruar ata.

Kur arroganca nuk zbutet por vjen duke u rritur, zakonisht shndërrohet në një mekanizëm kompensues që fsheh pasiguri të medha. Mund të veprojë gjithashtu dhe si një lloj mekanizmi mbrojtës për të mbrojtur një vetëvlerësim të brishtë. Praktikisht, këta njerëz kanë frikë nga refuzimi, prandaj marrin një qëndrim arrogant dhe prepotent. Refuzojnë dhe i largojnë te tjeret, per te mos lejuar qe te  jenë të tjeret qe i refuzojne ata.

Në raste të tjera, arroganca mund të rrjedhë nga rezultate reale. Zakonisht këta janë njerëz që kanë pasur sukses aty ku të tjerët kanë dështuar, kështuqë ata fillojnë të mbivlerësojnë aftësitë e tyre dhe shpejt nisin të vuajnë një lloj kompleksi  Supermeni. Cilado qoftë shkaku i arrogancës, duhet të kemi në mendje se një imazh i fryrë i vetes, i cili nuk i përshtatet realitetit, më  shume  krijon sesa  zgjidh  probleme. Një studim i kryer në Universitetin Shtetëror të Miçiganit zbuloi se njerëzit arrogantë shpesh sulmojnë të tjerët, me shumë gjasa përgjigjen me zemërim, janë të pasjellshëm dhe të vështirë për t’u menaxhuar….dhe këto karakteristika nuk eshte se t’a thjeshtojnë jetën. 

Ekzistojnë dy lloje krenarie, ajo e mirë dhe e keqe. Krenaria e mirë përfaqëson dinjitetin tone  dhe  respektin per  veten. Krenaria e keqe është mëkati i thelle i superioritetit  që  qelbet  era mendjemadhësi dhe  arrogance. John C. Maxwell

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe