Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Ja se si Sigmund Freud arriti të më shpëtonte jetën “ !

Pak  ditë  përpara  provimeve  të  maturës  Margarethe  Walter  e  shoqëruar  nga  i  jati , kishte  lënë  një  vizitë  në  studion  e  themeluesit  të  Psikoanalizës. Ishte  pranverë  e  vitit  1936. “Më  ka  shpëtuar  jetën”!..  deklaron  përpara  gazetarëve  Margarethe  Walter  pothuajse  90 vjeç (2006 e  vetmja  paciente  ende  në  jetë ). Ja  si  e  tregon  ajo  takimin  me  Dr. Sigmund  Freud.

“ Qëndruam  pak  kohë  në  sallën  e  pritjes  pa  na  parë  askush  dhe  më  pas  hymë  në  dhomën  e  Doktorit. Mbeta  e  shastisur  se  nuk  isha  në  një  dhomë  ambulance  normale !. Nuk  kishte  paciente  të  tjerë,  nuk  ndjehej  era  e  kamforës  dhe  nuk  kishte  infermiere  të  veshura  me  bluza  të  bardha.  Përveç  kësaj  në  qendër  të  dhomës  në  sallon   ishte  një  sofa  si  në  shtëpi  e  mbuluar  çuditërisht  me  një  tapet  me  shumë  xhufka “. Diku  në  cep  në  një  pozicion  të  çuditshëm  ishte  një  poltron. Shumë  të  çuditëshme  edhe  vazot  e  shumta  në  raftet  e  mbushura  plot  e  përplot  me  libra. Gjithkund  gjeje  “statuja  të  vogla  mbetje  arkeologjike . ”Më  pëlqeu  shumë !”. Mendova  se  do  gjëndesha  në  një  ambulancë  por  kisha  hyrë  në  një  dhomë  plot  me  ornamente  dhe  libra. U  ndjeva  menjëherë  shumë  e  çliruar….

“Freud  hyri  në  dhomë . Prezenca  e  tij  diskrete  por  e  vendosur  mbushi  gjithë  dhomën. Me  mjekrën  e  bardhë , trupvogël , veshur  me  një  kostum  gri , mu  duk  i  fisshëm   dhe  shumë  i  vjetër.  Ishte  80  vjeç ,  unë  18.  Ecte  lehtësisht  i  kërrusur  dhe  kurrë  nuk  do  e kisha  menduar  që  ishte  i  sëmurë  me  kancer,  siç  mësova  më   vonë . Sytë  e  tij  ishin  shumë  të  vëmëndëshëm. Ishte   fizikisht  shumë  i  dobët  por  plot  energji ! Unë  isha  ulur  në  një  poltron  të  vogël. Diku  aty  afër  ishte  im  atë. Freud  u  ul  përballë  nesh , në  mes. Më  pyeti  si  më  quajnë , por  u  përgjigj  im  atë  në  vendin  tim. Më  pyeti  për  shkollën , por  përsëri  u  pergjigj  babai.  Më  pyeti  për  kohën  e  lirë,.. nëse  meresha  me  sport , nëse  takoja  mikeshat  e  mia !! ..Edhe  pergjigjia  se  çfarë  pune  do  më  pëlqente  të  bëja  doli  nga  goja  e  babait  tim “.

“Freud   heshti   dhe  me  një  ton  të  përzemërt  si  të  ishte  gjëja  më  e  natyrshme  në  botë  i  thotë  tim  eti : “ju  lutem , shkoni  në  dhomën  ngjitur , dua  të  flas  me  vajzën  tuaj  vetëm”. Rrotulloi  karrigen  drejt  meje  dhe  duke  u  afruar  më  thotë  krejt  hapur:  “ tashmë  jemi  vetëm”….i  gjithë  tensioni  i  krijuar  u  shua  menjëherë “.

“Ai  plotësoi  për  herë   të  parë  dëshirën  time  fikse  për  t’iu  hapur  dikujt;  S. Freud  ishte  personi  i  parë  qe   shfaqi  interesim  për  mua,  që  donte  të  dinte  diçka  rreth  meje,  i  vetmi  që  më  dëgjoi  me  të  vërtetë. Ishte  shumë  i  sjellshëm  dhe  dinte  të  dëgjonte “.

Pas  shumë  vitesh  të  kaluara  në  heshtje, papritur  dhe  për  herë  të  parë  pata  mundësinë  të  flisja.   flisja,  të  flisja. Nuk  pushoja  më,  por  ai  në  vend  që  të  më  ndalonte  më  kërkonte  të  vazhdoja  më  tej. Nuk  kisha  provuar  kurrë  një  ndjenjë  lehtësimi  si  në  ato  momente. Kur  përfundova  Freud  më  këshilloi  të  mos  i  “pësoj”  vendimet  e  të  tjerëve  pa  i  kundërshtuar. Që  nga  ai  moment  do  të  kërkoja  “përsenë” e  vendimeve  që   mereshin  për  mua. Këtë  duhet  ta  bëja  me  qetësi  dhe  kurrë  në  mënyrë  të  papërmbajtur. “Në  fund  të  fundit  ata  që  fitojnë  janë  personat  e  qetë “ ;-  më  tha !.

Pasi  përfundoi  vizita  Freud  shkruajti  një  letër  për  doktorin  e  familjes  dhe  na  dha  faturën e  pagesës  së  séancës…”sigurisht  nuk  është  dhe  aq  e  lirë “; më  tha  babai, por  shpresojmë  të funksionojë. Margarethe  nuk  e  mori  asnjëherë  vesh  se  çfarë  kishte  shkruajtur  Freud  për  të, por  kura  funksionoi. “Sa  e  rëndësishme  të  gjesh  dikë  që  di  të  të  dëgjojë “ !!

 Hollësira  për  jetën  e  Margarethe.Mamaja  e  Margarethe  vdiq  gjatë  lindjes  duke  e  lënë  atë  vetëm  me  të  jatin. Njerka  e  saj ishte  e  ftohtë  dhe  dashakeqe . Ajo  u  rrit  nga  gjyshja  e  saj  e  shkuar  në  moshë  dhe  gjithmonë  e  shqetësuar. Babi  i  saj  i  zoti  i  një  fabrike  me  18  punëtorë  ishte  shumë  autoritar.  Ai  nuk  fliste  kurrë  me  të  bijën. Në  shtëpinë  e  tyre  nuk  fusnin  miq. Vajza  bënte  çdo  të  djelë  shëtitjen  e  zakonshme   në  park  pa  asnjë  lloj  kënaqësie  dhe  dëshire. I  kishte  të  ndaluara  mikeshat.Në  kinema  kur  kishte  skena  “dashurie” i  jati  e  detyronte  të  dilte  menjëherë  jashtë  pasi  nuk  duhet  ti  shikonte.Askush  nuk  e  kishte  mbajtur  në  prehër,  askush  nuk  e  kishte  përkëdhelur  dhe  puthur . Ndjehej  vajza  më  e  vetmuar  e  Vienes. Një  gjë  që  Margarethe  nuk  duhet  ta  dinte  ishte  fakti  se  në  lagje  e  konsideronin  si  “të çuditëshme”. Thashethemet  e  përhapura  nga  qymyrxhiu  që  banonte  përballë  shtëpisë,  se vajza  e  pronarit  të  fabrikës  ishte  “tërësisht  e  çmëndur”,  ishin  vendimtare  për  ta  vizituar  te  Freud. Margarethe  e  veshur  me  rrobat  e  vjetra  të  gjyshes  80 vjeçe  interpretonte  në  dritare  Izotën  që  priste  Tristanin  dhe  përshëndeste  që  aty  fqinjët  që  kalonin  pranë  dhe  e  shikonin  me  habi .

Doktroi  i  familjes  pasi  vuri  re  shqetësimin  “shpirtëror”  të  vajzës  i  rekomandoi  vizitën  te  S. Freud,  doktori  më  i  shquar  asokohe  për  shqetësimet  e  “mendjes”.

Pas  shumë  kërkimesh  arrita  të  mësoj  që  Margarethe  e  vetmja  paciente  e  Freud  ende  gjallë  (për  kohën  e  intervistës  viti  2006)  ka  vdekur  në  Nëntor  2013. Ajo  ishte  një  skulptore.

Tiranë / Gusht/2016.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe