Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Ilaçi” i Senecës për  t’u çliruar  nga  shqetësimet e  panevojshme.

Ankthi  modern  bazohet  kryesisht  mbi  preokupime  per  gjera  qe  nuk  ndodhin  kurre.

Disa  psikologë  argumentojnë  se  ankthi  modern ( i  koheve  tona) bazohet  në  pesë  kategori  preokupimi, katër  prej  të cilave  janë  imagjinare  dhe  vetëm  e  pesta  eshte  shqetesim  me  një  bazë  reale, por  keto  te  fundit  zënë  vetëm 8%  të  shqetësimeve  tona  të  përditshme. Pra  me  fjalë  të  tjera: ne  jemi  mjeshtra  të  vërtetë  në  artin  e  preokupimit  për  asgjë. Kjo  forme   preokupimi  ushqen  frikërat  e  pranishme  ose  te  imagjinuara, te  dukshme  apo  te  fshehura,te  verteta  apo  te  supozuara ...Interneti  e  ka  përkeqësuar  më  shumë  këtë  situatë. Fakti  qe  jemi  vazhdimisht  te  lidhur  me  internetin  dhe  dime  se  çfarë  ndodh  në  të  gjitha  anët  e  botës,  gjeneron  një  ankth  të  vështirë  per  t’u  duruar . Si  mund  të  jemi  të  sigurt  se nuk  do  të  jemi  ne  viktima  e  ardhshme  e  një  sulmi  terrorist ?  Kush  na  garanton  që  ndërtesa  jonë  nuk  do  të  jetë  ndertesa  e  rradhes  qe  do  te  shembet  apo  digjet  papritur ?

Duke  qenë  të  vetëdijshëm  për  të  gjitha  katastrofat  dhe  fatkeqësitë  që  ndodhin  në  çdo  cep  të  planetit, ben  qe  mendja  jone  tashmë  e  prirur  për  katastrofizëm, te  zhytet  në  një  gjendje  deliri  të  vërtetë. Ne  lidhje  me  kete  argument  sociologu  Zygmunt  Bauman  tha: “ndoshta  vëllimi  i  pasigurisë  nuk  është  rritur,  por  vëllimi  i  shqetësimeve  tona, po !”  Kjo  tregon  një  të  vërtetë  të  qartë, dhe  te  vështirë  për  t’u  pranuar : shumica  e  shqetësimeve  tona  nuk  kanë  bazë  reale, por  kjo  nuk  parandalon  qe  efektet  e  tyre  në  jetën  tone  të  përditshme  te  mos  jene  shkatërruese.

“Ilaçi” i  Senecës  për  të  na  çliruar  nga  shqetësimet  e  panevojshme.

Seneca, filozofi  i  madh  stoik, shekuj  më  parë  analizoi  tendencën  tone  për  t’u  përqëndruar në  aspektet  negative  të  situatave  dhe  për  t’u  shqetësuar  shumë.  Ai  tha: “Kafshët  e  egra  ikin  nga  rreziqet  që  hasin  dhe  pasi  ikin, nuk  shqetësohen  më. Ndersa  ne  njerezit  na  mundon  si  e  shkuara  dhe  ajo  që  do  të  vijë. “Bekimi”  yne  (aftesia  per  te  kujtuar)  na  demton  sepse  kujtesa  na  kthen  agonine  e  frikës, ndërsa  parashikimi  e  shkakton  atë  para  kohe ”

Ai  do  të  thote  se  mendja  jonë  udhëton  vazhdimisht  midis  së  kaluarës  dhe  së  ardhmes, midis  gabimeve  dhe  katastrofave  që  përjetojmë, dhe  gabimeve  dhe  katastrofave  që  mund  të  na  ndodhin. Në  fakt, në  korrespondencën  me  mikun  e  tij  Lucilius, botuar  më  vonë  si “Letrat  e  nje  stoiku”, ai  arriti  në  përfundimin  se: “Ka  më  shumë  gjëra  që  mund  të  na  trembin  sesa  të  na  dëmtojnë; ne  vuajmë  më  shpesh  në  imagjinatë  sesa  në  realitet.”

Më  pas  duke  vezhguar  zakonet  njerëzore, shpesh  vetëshkatërruese  dhe  rraskapitëse  nga  përgatitja  për  një  katastrofë  imagjinare, ai  na  këshillon: «Disa  gjëra  na  lodhin  më  shumë  seç  duhet; të  tjerat  na  mundojnë  para  se  të  ndodhin  dhe  ende  të  tjera  na  mundojnë  kur  nuk  duhet  të  na  mundojnë  fare. E  kemi  zakon  te  zmadhojme , imagjinojme  dhe  te  trishtohemi  para  kohe. “Mos  jini  të  pakënaqur  para  se  të  vijë  kriza, sepse  mund  të  ndodhe  që  rreziqet  që  vuani  para  se  të  kërcënojnë  me  të  vërtetë, nuk  do  te  mberrijne  kurre”

Natyrisht, është  shumë  më  e  lehtë  te  thuhet  sesa  të bëhet. Seneca  e  dinte  këtë, kështu  që  ai  analizoi   gjithashtu  dallimin  midis  shqetësimeve  të  arsyeshme  dhe  irracionale, duke  na  treguar  kotësinë  e  humbjes  së  energjisë  tone  mendore  dhe  emocionale  në  këtë  të  fundit, duke  na  përshkruar  dhe  një  rruge  për  tu  ndjekur:

“Ekziston   mundesia  qe  disa  probleme  të  ndodhin, por  nuk  është  një  fakt. Sa  herë  ka  ndodhur  e  papritura?! Sa  herë  ajo  qe  prisnim  nuk  ka  ndodhur!? Dhe  edhe  nëse  do  të  ndodhte, pse  duhet  te  rraskapitemi  dhe  te  shterojmë  gjithë  forcat  tona  para  kohe ? Vuani  kur  te  jete  momenti, nderkohe  shikoni  perpara  dhe  perpiquni  ti  permiresoni  gjerat. Çfare  do  te  fitoni ? … Kohe!  Nngjarje  te  tjera  do  te  ndodhin   nderkohë  dhe  do  te  sherbejne  per  te  shtyre  ose  eleminuar  problemin. Edhe  fatkeqësia  është  e  paqëndrueshme, ndoshta  vjen, ndoshta  jo; ndërkohë, nuk  eshte  e  pranishe.. Pra  përqendrohuni  te  gjërat e  mira.”

Seneka  u  perpoq  shume  te  na  paralajmeroje  se  rreziku  me  i  madh  i  preokupimit  te  vazhdueshem, eshte  që   na  mban  gjithe  kohes  ne  tension, ne  alarm  perpara  nje  katastrofe  imagjinare, duke  na  penguar  te  jetojme  plotesisht  momentin  e  tanishem. Prandaj  ilaçi  per  t’u  lehtesuar  nga  ankthi  dhe  çliruar  nga  preokupimet  eshte:

“Lumturia  e  vertete  eshte  t’i  gezohemi  te  tashmes  pa  u  varur  gjithe  ankth  nga  e  ardhmja. Mos  te  jetojmë  me  shprese  dhe  frike, por  te  pushojme  te  qete, si  dikush  qe  nuk  deshiron  asgje. Bekimet  më  të  mëdha  të  njerëzimit  janë  brenda  nesh  dhe  gjenden  aty  gjithmone.  Një  njeri  i  mençur  është  i  lumtur  me  fatin  e  tij,  cilidoqofte  ai, pa  dëshiruar  atë  që  nuk  e  ka”. Pra, çelesi  i  jetes  eshte  te  jetosh “tani  dhe  ketu” pa  patur  deshira  qe  na  mbajne  ne  pritje  gjithe  kohes  dhe  ngjallin  pasiguri  per  te  ardhmen. Nëse  sot  shqetesohemi, për  t’u  bërë  njerëz  më  elastik  dhe  vendosim  ne  kutine  tone  te  mjeteve  per  jeten, instrumentet  psikologjike  per  te  cilet  mund  te  kemi  nevoje, e  ardhmja  nuk  duhet  te  na  shqetesoje  shume  ciladoqofte  ajo .

psikologjia per te gjithe)                                                                               31/gusht/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe