Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“ I  verbëri  dhe  llampa  prej  letre”

Dëshira  per  të  ndihmuar  dikë  në  vështiresi  shpesh  vjen  krejt  spontanisht. Kur  ndihmojmë  tjetrin  jemi  duke  kryer  padyshim  një  sjellje  të  mirë , jemi  duke  shprehur  vlerat  tona  më  të  larta  njerezore. Ndihmojmë  dikë  per  t’ja  thjeshtuar  jetën  dhe  lehtesuar  peshen  qe  mbart  mbi  shpatulla. Ndihma  ndaj  tjetrit  meriton  gjithmonë  të  përgëzohet, të  vlerësohet, të  respektohet  dhe  të  meret  si  shembull  i  mire. Qëllon  ndonjëherë  t’ia  ofrojmë  ndihmën  tonë  dikujt  nxitimthi  dhe  pa  kuptuar  qartë  nevojën  konkrete . Ka  situata  në  të  cilat  duhet  te  reflektojme , te  tregohemi  të  matur, te  shohim  thelle  (nëse  mundemi)  në  shpirtin  e  tjetrit, në  mënyre  qe  ndihma  jonë  të  jetë  vertete  e  dobishme .

Në  mënyrë   të  shkëlqyer   tregimi  “ I  verbëri  dhe  llampa  prej  letre”  na  shtyn  të  reflektojmë  mbi rrethanat  në  rastet  kur  deshirojme  te  ndihmojme  nje  person  në  vështiresi.

“Dikur  në  Japoni  ishte  zakon  përdorimi  i  llampave  prej  letre  orizi  dhe  shkopi  bambuje  me  një  qiri  brënda  saj , për  të  ndriçuar  rrugën. Një  i  verbër  kishte  vajtur  për  vizitë  te  një  miku  i  tij  murg. Ne  fund  të  vizitës  murgu  i  dhuroi  nje  nga  keto  llampa. I  verbëri  u  habit  për  dhuratën  dhe  me  zë  të  ndrojtur  i  thotë  murgut : “ E  ç’më  hyn  në  punë  një  llampë  mua ?” Duhet  ta  dish  që  për  mua  si  nata  dhe  dita  janë  njësoj !”- Atëherë  murgu  i  thotë:  –  Miku  im  i  dashur ;  e  di  që  llampa  nuk  të  duhet  për  të  ndriçuar  rrugën,  por  të  duhet  natën  në  mënyrë  që  të  të  shquajnë  të  tjerët, prandaj  të  lutem  pranoje  kete  dhurate  te  vogel  ne  shenje  te  miqesise  tone. I  verberi  i  bindur  nga  fjalet , mori  llampen, perqafoi  murgun  dhe  u  nis  per  ne  shtepi. Nuk  kishte  bere  as  dy  hapa  kur  ndjeu  qe  e  perplasen  dhe  u  rrezua  perdhe. – “  Shiko  ku  shkon !” –  i  bertiti  i  gjori  te  panjohurit . – Nuk  e  shikon  llampën !?”. I  panjohuri  i  frikësuar  më  shumë  se  kurre,  ju  afrua  te  verberit , e  kapi  nga  krahët  dhe  duke  u  munduar  ta  ngrinte  në  këmbë  i  tha : – vëlla , me  vjen  shume  keq  per  kete  qe  ndodhi,  por  llampa  jote  do  jete  fikur  rruges  dhe  keshtu  që  nuk  munda  të  të  shoh !” ♥♥

(tregime terapeutike)                                                                                     10/shtator/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe