Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Historia e motrave Papin; vrasja që u bë objekt studimi.

Rasti i motrave Papin është studiuar nga shumë këndvështrime.Konsiderohet si një rast psikoze paranoide.Në disa pika shihet si i ngjashem me rastin Aimée. Gjithashtu  është dhe nje demonstrim i kthimit te represionit tek njerezit qe kane qene sistematikisht te mbyllur ne shtepi.

Rasti i motrave Papin pati nje impakt te forte ne shoqerine e asaj kohe .

Dy femrat ishin sherbetore ne nje shtepi. Ato vrane zonjën e shtëpisë dhe vajzën e saj.Fillimisht skandali ishte jashtëzakonisht i madh; shtypi u mor shume me ngjarjen dhe shkruante i indinjuar, plot  fraza te tmerrshme dhe perçmuese per dy grate.Qysh në fillim, shumë kriminologë, psikoanalistë, psikologë dhe psikiatër e drejtuan vëmendjen te çështja e motrave Papin. Ngjarja tërhoqi vëmendjen për shkak të detajeve dramatike që e karakterizuan. Në fund, të dyja gratë u shpallën fajtore dhe u dënuan. Shtypi i harroi shpejt , por studimet për sjelljet kriminale jo.

Ishin Jacque Lacan, Sartre e Simone de Beauvoir ata qe formuluan reflektime te ndryshme mbi kete rast psikoze,ashtu sic bene dhe  kriminologe dhe jurist te tjere. Shkrimtari Jean Genet shkruajti nje veper teatrale me titullin “Le serve” dhe pati nje sukses te jashtezakonshem.Konsiderohet nje nga veprat dramatike me te medha te shekullit XX .

Ja  si është historia e motrave Papin.

Pavarësisht detajeve makabër të  çështjes, ajo e motrave Papin është mbi të gjitha një histori vuajtje. Ato ishin tre :Emilia, Christine dhe Léa. Për më të madhen, Emilia, dimë  shumë pak: …që e kanë braktisur në një jetimore.Christine dhe Léa ishin autoret e krimit.Babai i tyre Gustave Papin,ishte i alkolizuar dhe njeri agresiv.Ndërsa e ëma,e tyre Clèmence Derèe, një grua pa kurrfarë instikti  mëmësor. Clèmence ia besoi Christine – n nje kunate ,deri sa e rriti. Shtate vite me vone e mori per ta mbyllur ne te njejtën jetimore ku gjendej motra e madhe Emilie.Më pas solli në jetë Lèa-n, me të cilën bëri të njejten gje.Kur Christine mbushi 15 vjeç, e ëma e hoqi nga Instituti per ta futur ne pune si sherbyese ne shtepite e borgjezeve.Po keshtu beri dhe me Lea – n kur mbushi 13 vjeç. Dy motrat Christine dhe Lèa  u punesuan te familja Lancelin.Ishte nje familje e pasur. Nder vite dy vajzat sherbetore u sollen ne menyre te shkelqyer. Ishin kokëulur, të permbajtura,te kujdesshme dhe shume punetore. Aq të mira ishin saqe fqinjet i quanin “Perlat e Lancelin”

Krimi

Motrat Papin nuk shkonin kurrë të argëtoheshin dhe praktikisht nuk kishin jetë sociale. Christine e mbronte Lèa-n dhe kjo e fundit i shkonte gjithmonë nga mbrapa. Në një moment ato filluan ta therrasin mama zonjën Lancelin.Léa ishte akoma e mitur, kështu që të dyja motrat shkuan në qytet per të kërkuar pavaresi të plotë nga nëna e vërtetë, Clèmence. Kur mbërritën atje, nuk munden t’a kujtonin emrin e saj dhe u habiten dhe vete per kete.

Më 2 shkurt 1933, motrat Papin vranë zonjën Lancelin dhe vajzën e saj. Ato iu kërryen sytë te dyjave ndërsa ishin ende gjallë.I vranë duke i goditur me gjithçka gjetën: çekiçë, vazo, etj. Më pas hoqën qafe kufomat, pastruan të gjitha mjetet, dhe u lanë e pastruan me kujdes. Pasi bënë të gjitha këto, policia i gjeti të shtrira dhe të përqafuara me njëra-tjetren…Thanë se kishte ndodhur nje qark i shkurter nga nje hekur hekurosje shume i vjeter. Sipas tyre zonja Lancelin ishte inatosur keqas dhe i ishte turrur Christin – es dhe prandaj ndodhi krimi . Sipas J. Lacan nderkohe qe vrisnin Zonjen Lancelin,ne fakt besonin se po vrisnin nenen e tyre,qe i kishte trajtuar gjithmone si te ishin objekte.

Motrat Papin: epilogu

Gjate procesit , motrat Papin paraqiten keqtrajtime dhe lendime nga ana e zonjes Lancelin. Christine u denua  me vdekje, por me vone  denimi u shnderrua ne shtrim ne çmendine.Lèa u denua me 10 vjet burg. E ema Clèmence,shkoi ti takonte ne burg,por vajzat nuk e njohen dhe iu drejtuan duke e therritur; “Zonjë” .Momenti i ndarjes ishte dramatik.Te dyja motrat u mberthyen pas te jemes dhe u desh te nderhynin me force per ti ndare.

Christine refuzoi ushqimin dhe vdiq pak kohe me vone.Lea doli nga burgu ne 1943 dhe shkoi te jetoje me nenen e saj. Ajo vdiq ne moshen 70 vjeç. Shume mendojne se perjashtimi social,moral dhe psikologjik qe pesuan motrat Papin u rikthye ne formen e nje krimi rrenqethes qe sipas Lacan , nuk ishte gje tjeter veçse nje episod psikoze paranoiake.U zbulua me vone se ne Francen e asaj kohe kur ndodhen keto ngjarje,sherbyeset e shtepive perfaqesonin kategorine me numrin me te madh te shtrimeve ne institute psikiatrike. Pasi shtroheshin ne spital,shifrat vazhdonin te ishin serish alarmanrte; 80%  e  ketyre  grave  vrau veten.

(psikologjia ,JO për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe