Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Hirushja, Peter Pan, Bambi dhe ngërçet psikologjike !

Keni  hasur ndonjëherë  djem  të  rritur  e  të  bërë  “burra”  që  sillen  si  të  ishin  ende  fëmijë ?  Ka  shumë  mundësi  që  të  kenë  Sindromën  e  Peter  Pan – it ; djalit  të  destinuar  të  mos  rritet  kurrë. Psikologjia  cilëson  me  termin  Sindroma e Peter Pan, ata  persona  që  kanë  si  karakteristikë  kryesore  një  papjekuri  të  theksuar  psiko – emocionale. Këta  persona  kanë  gjithashtu  një  tendencë  të  spikatur  për  të  shmangur  role  dhe  përgjegjësira  të  rëndësishme. Studime  të  shumta  tregojnë  që  është  një  karakteristikë  tipike  e  burrave. Nga  ana  tjetër  për  gratë  duket  se  është  shumë  më  e  përhapur  Sindroma  e  Wendy – it . Janë  ato  gra  që  luajnë  gjithë  kohën  rolin  e  “mamasë”.

Kompleksi  i  Bambi – it

Bambi  është  përralla  qe  tregon  per  kaprollin  e  vogël  me  kete  emer , që  mbeti  jetim  nga  e  jëma. Në  psikologji  përdoret  kompleksi i Bambit  për  të  treguar  një  personalitet  shumë  të  ndjeshëm. Personat  me  këtë  kompleks  janë  shumë  sentimental  dhe  luftojnë  shumë  për  të  drejtat  e  të  tjerëve. Ata  mund  të  arrijnë  të  shfaqin  një  moralizëm  shumë  të  ngurtë  ndaj  vetes  së  tyre. Kjo  ngurtësi  mund  t’i  bëj  të  përjetojnë  një  ndjenjë  të  fortë  faji  ndaj  vetes  se  tyre. Ne  shume  raste  ata  ndihen  ne  faj  sepse  nuk  janë  në  gjëndje  të “ shpëtojnë  botën ”.

Kompleksi  i  Hirushes.

E  njohim  të  gjithë  historinë  e  Hirushes  dhe  padrejtësitë  e  rënda  që  pësonte  nga  njerka  dhe  vajzat  e  saj.. Në  psikologji  flitet  për  Kompleksin  e  Hirushes  për  të  treguar  ato  femra  të  cilat  paraqesin  një   vartësi  afektive  patologjike. Karakteristikë  e  kësaj  vartësie  dhe  që  e  “ushqen “ problemin  është  besimi  se  vetëm “ princi  i  kaltër “ mund  t’i  ndihmojë  për  të  realizuar  dëshirat  e  tyre.

Ekzistojnë  dhe  dy  Sindroma  të  tjera  me  emra  te  huazuara  nga  personazhet  e  filmave  viztimore  të  Disney.  Ato  janë : Sindroma  e  Bukuroshes  së  fjetur *dhe  ajo  e  Rapunzel *. Këto  dy  sindroma  janë  situata  me  problematika  të  rëndësishme  dhe  shkojne  pertej  titullit  dhe  magjise  narrative  te  perrallave.

( *Sindroma  e  Bukuroshes  së  fjetur  në  jetën  reale  ekziston  në  formën  e  një  çrregullimi  të  rrallë  neurologjik .Për  sindromën  e  *Rapunzel   (trikotilomania)  gjendet  në  faqe  një  postim i  veçantë .Sindroma  e  Peter  Pan, Kompleksi  i  Bambi -it ,  Wendy  dhe  kompleksi  i Hirushes  nuk  hyjnë  në  klasifikimet  e  çrregullimeve  mendore ).

Filmat  vizatimore  dhe  personazhet  e  tyre  magjepsin  te  madh  e  te  vogel. Kur  emrat  e  ketyre  personazheve  huazohen  per  t’u  perdorur  si  “ngërçe  psikologjike ” marin  nje  tjeter  kuptim. Konsultat  psikologjike  dhe  terapite  mund  të  jenë  të  dobishme për t’i zgjidhur ato. 

….mendoni sa e vështirë të presësh gjithë jetën  “Princin  shpëtimtar “, ndërkohë që atij mund të mos  i bjerë asnjëherë rruga andej nga ne.. .♥  

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe