Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Gruaja e parë e diplomuar në psikologji.Margaret Floy Washburn.

 

Margaret Floy Washburn ishte nje studente e shkelqyer,nje pararendëse e kohes se saj.Karakteri i saj i dashur dhe kembengulja e bene te fitoje simpatine dhe respektin  e  shume  kolegeve  psikologe  edhe  pse  iu  ndalua  hyrja ne  Universitet. Do  kujtohet  gjithmone  si  gruaja e pare qe  realizoi  doktoraturen  ne  psikologji.Kur kujtojmë  pionierët e psikologjisë, na  vijnë  ndermend  emrat e S. Freud, Piaget, Jung.. Sigurisht që janë autorë shumë të rëndësishëm, por së bashku me shumë të tjerë, shpesh kanë eklipsuar shumë pioniere në historinë e psikologjisë, duke i lënë ato në hije. Rasti i Margaret Floy Washburn eshte nje i tillë.

Në imagjinatën kolektive, jane te shumta  paragjykimet në lidhje me figurat më me ndikim në fushën e psikologjisë.Si edhe në shumë fusha të tjera, e injorojnë rolin themelor të grave, hulumtimet që ato kanë kryer dhe rezultatet pozitive qe  kane  arritur. Historitë e tyre dhe zbulimet e tyre  eklipsohen nga burrat, prandaj nuk është gjithmonë e lehtë t’i nxjerresh ato nga hija e historisë.

Psikologjia, si  shume fusha të tjera studimi, mund të mbeshtetet  në kontributin e çmuar të shumë shkencëtareve femra. Megjithatë, gjate  gjithe  kohes grave i’u  eshte  dashur  te  luftojne, të  kapërcejne  pengesa  te  medha  derisa  dinjiteti  i  tyre  intelektual  te njihej  si i barabarte me  homologet  meshkuj, të cilët, në vend që t’i ndihmonin, vazhdonin t’i sulmonin për  paaftësinë e tyre fizike, morale dhe sociale në botën e shkencës.

Një shembull i qartë është ai i Margaret Floy Washburn. Ajo nuk u pranua në Universitetin e Kolumbias sepse ishte  femer .I’u  desh  të kapërcejë pengesa të ndryshme për të ushtruar profesionin e psikologes në botën akademike, u përjashtua nga shoqëritë shkencore, siç janë eksperimentalistet, të udhëhequr nga Titchener. Deri në pjesen  me  te  madhe  te shekullit  te njëzetë, gratë nuk pranoheshin në Universitet dhe nuk mund të ushtronin profesione që kërkonin kualifikime. Duhet te shtojme ketu qe opozita mashkullore ndaj pavarësisë së femrës ka  qene  shume  e  forte.

Margaret Floy Washburn, nje histori e shkelqyer. Margaret Floy Washburn lindi ne 1871 ne New York.Ishte vajze e vetme. Ishte  nje nxenese  e shkelqyer  dhe  vendosi  te  studionte  psikologji  ne Columbia University (New York) me Profesor James McKeen Cattell, qe  konsiderohet  nje  nga  psikologet  me  te  rendesishem ne  fund  te  shek.XIX dhe  fillim  te  shek. XX .Perfaqesues  i  shkolles  amerikane  te  psikologjise, ai kontribuoi  duke  i  dhene  besueshmeri  psikologjise,qe  deri  ne  ate  kohe konsiderohej  si   pseudoshkence.

Por, Columbia University, nuk  pranonte  vajza , prandaj  Washburn  asistonte  ne  leksione  vetem  si  degjuese.Kur Prof .Cattell vuri  re  interesin  e  nxeneses, e  shtyu  te  hynte ne Cornell University, ku  pati  fatin  te  punoje  nen  mbikqyrjen e Titchener. Ajo përfundoi një studim eksperimental mbi metodën e ekuivalencës në perceptimin taktil që e bëri atë të marrë masterin.. Zhvilloi tezën e doktoratës rreth ndikimit  te imazheve vizuale mbi gjykimet e distancës taktile  dhe  drejtimit. Puna  e  saj u dërgua nga vetë Titchener per t’u publikuar në revistën Philosophische Studien (1895). Margaret Floy Washburn ishte gruaja e parë që mori një doktoraturë në psikologji.

Në vitin 1908, ajo  botoi librin e saj më të rëndësishme dhe më të njohur The animal mind: një tekst-libër i psikologjisë krahasuese, qe përfshin studimin e saj eksperimental në psikologjinë e kafshëve. Teksti shqyrton një gamë të gjerë aktivitetesh duke filluar nga shqisat dhe perceptimi. Washburn fitoi mbështetje dhe mirenjohje në punën e saj, por duhej te tregohej indiferente  ndaj diskriminimit gjinor edhe pse viktime  e  ketij  diskriminimi.

Falë karakterit te saj miqesor, u  be  nje nga  grate  e para  qe  u  lejua ne  klubin “eksperimentuesit”, pas 25  vjet  perjashtimi te grave  dhe  pas  vdekjes  se  Titchener; themeluesit te klubit. Jeta  e Dr. Washburn èshte  padyshim frymezuese.Flasim  per  nje  grua  qe  luftoi  shume  per  te  arritur  objektivat  qe  kishte  vendosur.Edhe  pse  koleget  i’a  njohen  meritat,historia  nuk  i  ka  dhene  ende  rendesine  dhe  dinjitetin  social  qe  meriton.

Kushdo  qe  njeh  sadopak  historine  e  di  qe  progresi  do  te  ishte  i  pamundur  pa  figuren  femerore.

(psikologjia per te gjithë)                                                                            6/Janar/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe