Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Gjestet ekstreme dhe roli i mediave.

Eshtë  shumë  e  rëndësishme  të  sqarojme  se : Kurrë  nuk  ekziston  një  shkak  i  vetëm  për  vetëvrasjet. Ky  veprim  i  ka  rrënjët  në  shumë  kontekste; në  ato  sociale, psikologjike, psikiatrike, biologjike, kulturore, gjenetike. Shkaqet  pra  janë  të  shumëfishta, kështu  që  dhe  përqasja  ndaj  tyre  duhet  të  jetë  patjetër  multifokale.

Roli  i  mediave  në  këto  situata !?

Mediat  sociale  kanë  përgjegjësi  të  madhe  në  menaxhimin  e  kronikave  suicidale. Mbi  të  gjitha  duhet  të  evitohet  ai  që  quhet  “efekti  Werther”, që  është  përhapja  e  suicideve  pothuajse  si  epidemi  për  shkak  të “imitimit”(të  bëj dhe  unë  si  të  tjerët). David  Philips (sociolog  pranë  Universitetit  të  Kalifornise,San  Diego) mendon  se  e  ka  gjetur  përgjigjen  dhe  e  ka  emërtuar  “Efekti  Werther “, referuar  romanit  të  Goethe/ “Vuajtjet  e  djaloshit  Werther “, ku  protagonisti  i  librit  vret  veten  për  shkak  të  një  zhgënjimi  në  dashuri. Kur  romani  u  publikua  dhe  doli  në  treg  u  verifikuan  një  valë  suicidesh “ imituese” në  gjithë  Europën . Të  shtyrë  nga  këto  ngjarje  disa  shtete  e  pezulluan  qarkullimin  e  librit. Sot  kur  thuhet  efekti  Werther  kihet  parasysh  pikërisht   rreziku  i  suicideve  si  formë  imitimi. Ky  është  një  fenomen  emergjent që i ngarkon me pergjegjesi mediat…

Por gazetarët mund të luajnë dhe një rol pozitiv në kryerjen e detyrës së tyre . Psikologët dhe  psikoanalisët këtë rol të mediave e kanë quajtur  “efekti  Papageno” ,nisur nga emri i personazhit  te  Flauti  magjik  të Mozart (1791) që  falë  ndërhyrjes së tre djemve heq dorë nga vetëvrasja.

Kjo do të thotë që mediat  duhet të flasin për vetevrasjet, por është e nevojshme që t’ju  përmbahen disa  rregullave. Organizata Boterore e Shendetesise ka deklaruar per këtë çështje një listë me këshilla :

  • Te  japesh  informacione  korrekte  mbi  çeshtjen  e  vetevrasjes.
  • Te  evitosh  përdorimin  e  një  gjuhe  sensacionale  ose  normalizuese.
  • Të  mos  e  paraqesësh  vetevrasjen  si  një  mënyrë  të  arsyeshme  për  të  zgjidhur  problemet.
  • Te  evitohet  lidhja  e  lajmit  me “planin  e  parë”, psh  në  faqen  e  parë  ose  në  hapjen  e  lajmeve, në  lajmet  radiofonike  dhe  përsëritja  e  vazhdueshme.
  • Të  evitohen  detajet  mbi  metodën  e  vetëvrasjes  apo  tentativen  për  vetëvrasje  dhe  për   vendin  ku  ka  ndodhur  ngjarja.
  • Të  kushtohet  kujdes  ndaj  fjalëve  të  titullit  dhe  përdorimit  të  fotografive  apo  video – ve.
  • Të  kushtohet  kujdes  ndaj  përshkrimit  të  mënyrës  së  vetëvrasjes  kur  bëhet  fjalë  për  persona  të  famshëm.
  • Të  tregohet  respekt  dhe  maturi  për  personat  në  zi  për  shkak  të  vetëvrasjes  së  një  të  afërmi  apo  të  njohuri  të  tyre.
  • Të  kihet  parasysh  se  dhe  vetë  gazetarët   mund  të  jenë  përfshirë  emocionalisht  nga  një  ngjarje  e  tillë.

Gjtihmonë  sipas  linjave  udhëzuese  të  OBSH, mediat  duhet  të  japin  informacione  mbi  qëndrat  e  parandalimit, linjat  e  ndihmës  dhe  shërbimet  ku  mund  të  drejtohen  njerëzit  dhe  të  inkurajojnë  të kërkojnë ndihmë këdo që është në vështirësi …

Duhet te pasurohemi me kulture dhe humanizem per te kuptuar dhe ndihmuar kë ka nevoje për  shpresë. Parandalimi i vetevrasjeve nuk ju perket vetem specialistëve, por ne të gjithëve. Si ? Duke i  dhene  kuptim, entuziazem dhe gezim ekzistences tone dhe duke krijuar kushte jetese me të mira per  ne dhe për të tjeret.

(psikologjia për të gjithë)                                                                    6/qershor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe