Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Fund  i  vështirë  por  i  nevojshëm . 

Në  jetë  herë  pas  here  na  duhet  të  vendosim  pika ; disa  na  lejojnë  të  hapim  një  paragraph  te  ri  në  lidhje  me  relacionin  e  mëparshem  dhe  disa  mbyllin  nje  kapitull . Janë  dhe  pikat  finale  që  shënojnë  fundin  e  librit. Keto  histori   ndonjëherë  na  lenë  një  shije  te  mire, ndonjehere  jane  te  hidhura. Fatkeqesisht  jo  te  gjitha  finalet  jane  te  lumtura , ka  dhe  fund  te  domosdoshem  apo  te  nevojshem. Ka  momente  ne  jete , si  ne  fushen  personale  dhe  ne  ate  profesionale  kur  te  detyruar  nga  realiteti  duhet  te  marim  kurajon  dhe  ti  japim  fund , perndryshe  do  mbetemi  ne  nje  situate  shkaterruese  qe  mund  te  shkoje  gjithmone  e  me  keq.

Fund  i  veshtire  por  i  nevojshem . 

Ka  plot  situata  në  të  cilat  duhet  të  vendosim  pikë  dhe  të  ndërrojmë  faqen :

Një  raport  ne  çift  qe  ka  kohe  qe  ka  ngecur.
Nje  enderr  qe  ka  shume  pak  gjasa  te  realizohet. Nje  pune  qe  ngjall  pakenaqesi.
Nje  person  toksik  qe  nuk  ka  ndermend  te  ndryshoje.– Lidhje  familjare  qe  na “marrin  frymen“
Lidhje  shoqerore  që  na “shtrëngojnë  shumë ”…
E  megjithate  dhe  pse  realiteti  eshte  i  dhimbshem  dhe  sigurisht  i  demshem , e  kemi  te  veshtire  të  vendosim  piken  perfundimtare. Perse ??
Justifikimet  jane  te  shumta , por  shkaku  eshte  gjithmone  vetem  nje ; Frika ! – Frikë  si  do reagoje  tjetri  dhe  frike  nga “perballja” me  të.
Frikë  nga  ajo  çfare  do  mendojne  te  tjeret  per  ne  në  lidhje  me  kete  vendim.
Frikë  nga  e  panjohura  dhe  lenia  e  zones  se  rehatise (comfort  zone) qe  kemi  krijuar.
Frike  nga  braktisja  e  zakoneve  te  meparshme  me  te  cilat  jemi  mesuar , qe  edhe  pse  te  demshme  na  japin  nje  ndjenje  sigurie.
– Frike  se  mos  po  marim  nje  vendim  te  gabuar  dhe  pendohemi  me  vone .
Frike  se  nuk  do  jemi  ne  gjendje  te  perballojme  ndryshimin  dhe  do  vuajme  dhe  rrenohemi  keq. – Frike  nga  e  ardhmja  dhe  fillimi  i  gjerave  nga  e  para..
Pavaresisht  se  kush  eshte  frika  jone  me  e  madhe, heret  a  vone  duhet  te  mesojme  se  disa  ndarje  jane  te  nevojshme  per  ekuilibrin  tonë  emocional . Ndarjet  jane  pjese  e  jetes  dhe  jane  nje  faze  ashtu  si  stinet  e  vitit. Si  rrjedhoje  duhet  te  jemi  te  afte  ti  kuptojme.
Le  t’a  imagjinojme  jeten  tone  si  nje  peme , që  të  kuptojmë  më  lehtë  ndarjet  e  domosdoshme. Kopshtaret  e  krasisin  nje  trendafil  per  3  arsye:
1. Kercelli  gjeneron  me  shume  gonxhe  sesa  mund  te  mbaje, keshtuqe  eshte  e  nevojshme  te  eleminohen  disa  prej  tyre , qe  te  kene  mundesi  te  lulezojne  te  tjeret .
2. Disa  dege  dhe  sytha  jane  te  semure  dhe  nuk  e  marin  veten, keshtuqe  eshte  e  rendesishme  te  hiqen  per  ta  shpetuar  trendafilin.
3. Disa  dege  dhe  trendafila  jane  tashme  te  vyshkura, por  vazhdojne  te  perthithin  energjine  e  kercellit  duke  penguar  rritjen.

Nqse  aplikojme  kete  ide  ne  jeten  tone,  arrijme  te  shohim  qe  me  kalimin  e  kohes  krijojme  shume  relacione, interesa, aktivitete, impenjime…qe  konsumojne  gjithe  kohen  dhe  energjine  tone. Thjesht  duhet  te  pranojme  qe  ndonjehere , nuk  bejme  dot  gjithçka  dhe  duhet  te  mbyllim  ndonje  kapitull  per  t’ju  gëzuar  plotesisht  kenaqesive  që  na  japin  gjerat  dhe  personat  realisht  te  rendesishem  per  ne. Ndonjehere  duhet  te  bejme  nje  “krasitje  preventive”  duke  zgjedhur  te  kemi  me  pak  per  tu  kenaqur  me  shume.
Te  tjera  here  duhet  te  bejme  nje  “krasitje  kurative”. Eshte  fjala  per  ato  lidhjet, vendet  dhe  gjerat  qe  kane  “vdekur”  prej  kohesh (ne  sensin  metaforik  te  fjales ) dhe  duhet  ti  harrojme.
Ka  nje  pike  kur  duhet  te  pranojme  qe  kemi  tentuar  gjithçka  qe  nje  person  te  ndryshoje, por  pa  rezultat, kemi  provuar  gjithçka  ne  pune  dhe   gjerat  nuk  kane  ndryshuar. Duhet  te  kuptojme  qe  ka  nje  moment  per  te  insistuar  dhe  nje  per  tu  terhequr  dhe  se  disa  ndarje  jane  te  lumtura  dhe  disa  jane  thjesht  te  nevojshme.
Një  teknikë  e  pagabueshme  për  të  kuptuar  nëse  është  e  nevojshme  të  vendosim  pikën.Ke  shume  kohe  qe  po  mendon  si  ti  japesh  fund  diçkaje  dhe   nuk  mer  guximin ? – Nje  teknike  qe  te  ndihmon  te  vendosesh  eshte  te  imagjinosh  se  si  do  jete  jeta  jote  pas  2  ose 5  vjetesh  nqse  gjithçka  vazhdon  si  me  pare  ose  perkeqesohet . Imagjino  si  do  ndjehesh  dhe  cilat  do  jene  rezultatet  po  nuk  i  dhe  fund  menjehere  ne  kete  moment.
Nqse  shpreson  ende, pyet  veten  nese  ka  nje  baze  solide  apo  e  ke  ndertuar  mbi  reren  e  levizshme? Kjo  shprese  eshte  racionale  apo  nje  mekanizem  mbrojtes  qe  te  pengon  te  perballesh  me  problemin?
Nqse  nuk  te  pelqen  skenari  qe  hapet  para  teje,  mer  lapsin  me  te  madh  qe  gjen  dhe  vendos  piken  e  fundit . Para  teje  do  hapen  kapituj  te  tjere  ende  per  ti  shkruajtur.

 psikologjia per te gjithe)                                                          14/qershor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe