Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Fluturat e zeza dhe çrregullimet e personalitetit.

Ne shpesh ankohemi për menyren si jemi gatuar. Megjithatë tiparet e personalitetit janë vetëm karakteristika: mënyra të menduari, emocione dhe veprime që na karakterizojnë, na bëjnë të jemi ai/ajo që jemi. Ne mund të jemi të kujdesshëm ose jo, të ndrojtur ose ekstrovers, aktiv ose përtac,kurioz ose konservator… Këto karakteristika nuk janë as pozitive,as negative. Të zemërohemi  me vetë – përkufizimet tona pa qenë aspak fleksibel është negative, por kjo është çështje tjetër.

Historia e fluturës së zezë.

Në vitet 50 natyralisti anglez Bernard Kettlewell pyeste veten: «Si është e mundur që në disa zona të Britanisë fluturat e pemës së mështeknës* me flatra të çelta dhe pikla gri  janë më të përhapura dhe ne zona të tjera janë variantet e zeza (karbonaria)më të përhapura ?».Në fillim të viteve 800, Biston Betualarie – të e zeza ishin shumë të rralla. Ato nuk mbijetonin gjatë ,sepse trungu i mështeknes eshte me ngjyre të çelët, keshtuqe  ato binin në sy dhe zogjte i dallonin kollaj dhe i hanin.Ndersa fluturat e bardha “kamufloheshin” mbi lëvoren me njolla të mështeknës dhe shtoheshin. Me industrializimin bloza e oxhaqeve të fabrikave mbulonte lëvoren e pemëve të mështeknës dhe ishin “karbonariet” që kamufloheshin lehtësisht, ndërkohe qe “tipike”– t filluan të shfarosen. Brenda disa vitesh,fluturat e zeza i zëvendesuan plotësisht të bardhat.Në mes të viteve 900,fenomeni u rikthye perseri si dikur,sepse filluan të përdornin filtra pastrues për oxhaqet dhe karboni u zëvendësua me karburant me ndotje më të vogël. Lëvorja e pemës së mështeknës u kthye në ngjyre te çelët dhe fluturat karbonarie u rikthyen në nje minorancë te vogel.

Edhe çrregullimet e personalitetit mund të jenë një avantazh.

Çrregullimet e personalitetit  janë një tërësi mënyrash të menduari, të ndjeri, reagimesh pakashume te ngurta, të përhapura dhe të qëndrueshme në kohë.

Asnje njeri nuk eshte identik me nje tjeter dhe çdokush eshte bere ai qe eshte falë historise se tij te paperseriteshme. Sidoqoftë, per hir te shkences e cila e ka të nevojshme te percaktoje dhe te grupoje, kombinimeve më të shpeshta të këtyre karakteristikave u vihen etiketat diagnostikuese. Mesiguri keni degjuar te flitet per Çrregullim Paranoide,Çrregullim Narcistik,Çrregullim Schizoide,Çrregullim Evitues,Çrregullimet Depresive,Vartësitë etj. Janë të gjitha situata qe shkaktojne vuajtje sepse ia bejne te veshtire personit përshtatjen me ambientin në të cilin jeton.

Një nga kriteret me të cilat ne psikologet përcaktojme që nje grup karakteristikash quhet “çrregullim” eshte dëmtimi i funksionimit interpersonal (kapaciteti i empathise dhe intimitetit) .Per ate qe ka nje çrregullim te personalitetit pra, behet shume e veshtire te kontrrolloje emocionet dhe reagimet e veta kundrejt familjareve,miqve , partnerit apo mjedisit te punes.

E pra ne ç’menyre te jesh schizoid, obsesiv, narcizist etj mund te konsiderohet nje avantazh ?

Kur keto çrregullime na lejojne pershtatje me te mire me mjedisin.

Ne kushtet e jashtezakonshe – si pandemia e tanishme – të mos jesh   empathik dhe të mos kesh nevoje per intimitet/ familjaritet me te tjeret rezultoi nje karakteristike pershtatje e mire; personat qe edhe më pare ishin mesuar me distancimin social dhe nuk e ndjenin mungesen e marrdhenieve njerezore ishin me mire se te tjeret gjatë “lockdown.” E njejta gje vlen edhe per çrregullime te tjera; Kush ka nje çrregullim obsesiv kompulsiv, me obsesionin e rregullit mund te jete nje avantazh per te nqse vendi ku punon kerkon nje pune  të  detajuar,me shume rregull dhe perseritese.Karakteristikat e nje personaliteti istrionik mund te vlejne per dike ne fushen e spektaklit dhe defrimit.E rendesishme eshte qe personi te arrije  te jete me fleksibel dhe adaptues, duke moduluar karakteristikat e veta ne kontekste te ndryshme.

Historia e flutures se zeze dhe e flutures se bardhe na meson qe karakteristikat individuale, ne ambiente te caktuara mund te jene penalizuese dhe ne kontekste te tjera mund të rezultojne te suksesshme.

Sqarim: Të gjitha çrregullimet e personalitetit diagnostikohen dhe trajtohen nga specialistët e fushës.

*Mështekna është një pemë e ngjashme me shtogun.Edhe për këtë duhen pyetur specialistët e fushës.

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe