Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Eshtë shumë e vështirë të jesh i thjeshtë !

” Nuk  i  dua  psikologët  që  i  mëshojnë  pa  limit  faktit  që  psikologjia  është  shkencë  dhe  nuk  gjejnë  as  edhe  një  çast  të  vetëm  përunjësie  për  të  kuptuar  se  në  rastet  më  të  mira  është  një  “ide  arti”, pra  nuk  kopjohet  por  prodhohet  në  mënyrë  krijuese “. Me  Ego – n  të  fryrë  tullumbac  si  shkencëtarë  të  mëdhenj  japin  opinione  majtas  e  djathtas , ndjehen  të  zotët  dhe  sillen  me  mëndjemadhësi . Ky  eshte  një  nga  gabimet  tipike  ose  të  pakten  i  pari  në  listën  e  pesë  gabimeve  klasike  që  hasen  më  shpesh  në  këtë  profesion.

Personalisht  kam  një  nevojë  absolute  të  mbështetem  fort  mbi  thjeshtesinë  empathinë  dhe  përkushtimin  sepse  ndryshe  do  të  ndjehesha  e  pa  sigurtë . Ka  shumë  mundësi  që  pikërisht  për  këtë  arsye  zgjodha  të  sjell  këtë  pjesë  nga  shkrimet  e  një  profesionisti  të  kësaj  fushe :

….“Mësuesit  e  mi  më  të  mirë  kanë  qënë  persona  normal  që  kishin  hequr  në  kurrizin  e  tyre  gëzimet  dhe  hidhërimet  e  jetës . Duke  hyrë  në  kontakt  me  ta , kisha  ndjesinë  që  ishin  persona  me  një  thjeshtësi  të  pashoqeqë  shkonin  drejt  e  në  thelbin  e  gjërave  dhe  nuk  mernin  shumë  në  konsideratë  aspektin  e  jashtëm:

 – Një  herë  madje  e  ngatërrova  nipin  e  Jung – ut , që  është  një  psikoterapeut  i  vjetër  zvicerano – gjerman  me  një  roje  të  një  vile  në  fshat  ku  prisnim  që  ai  të  mbante  një  konferencë. Më  erdhi  përballë  me  një  këmishë  të  kuqe  me  kuadrata  dhe  me  një  fytyrë  gjithë  mirësi  e  thjeshtësi  që  vetëm  kur  më  foli  me  theks  gjerman  kuptova  që  ishte  ai  që  do  të  na  fliste  më  vonë  për fëmijërinë   pranë  gjyshit  të  tij  aq  të  famshëm.

Disa  vite  më vonë  më  duhej  të  takoja  për  herë  të  parë  si  pacient  një  analiste  me  famë  në  qytet. Gruan  e  thjeshtë  dhe  të  zakonshme  që  më  hapi  derën , unë  e  mora  për “gruan  e  shërbimit” dhe  isha  gati  ti  thoja  që  të  lajmëronte  të  zonjën  e  shtëpisë  që  kisha  ardhur,…kur  ajo  për  fat  nxitoi  dhe  u  prezantua  duke  më  kursyer  figurën  e  keqe  që  mund  të  bëja  sepse  kuptova  që  analistja  që  po  kërkoja  ishte  ajo  vetë.”

Psikologjia  është  shkencë  por  si  thotë  Poincaré :” shkenca  ndërtohet  mbi  fakte , si  shtëpia  mbi  tulla; por  një  grumbullim  faktesh  nuk  është  shkencë, ashtu  si  një  mal  me  tulla   nuk  është  një  shtëpi “… kështu  që  e  lemë  mënjanë  madhështinë  se  dhe  shkencëtarët  në  përgjithësi  nuk  kanë  kohë  të  krekosen….♥♥ 

(psikologjia për të gjithë)                                         19/shkurt/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe