Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Eksperimenti social i violinistit të famshëm.

Joshua Bell, një vilolinist i famshëm, dëshiron të bëj një eksperiment : një mini koncert në metro – në e Washington – it me një violinë të vitit 1713. Sipas jush sa persona mendoni se ndaluan t’a dëgjojnë ?
Eksperimenti (2007) u regjistrua nga një kamera e fshehtë . Nga 1,097 njerëz që kaluan pranë tij, vetëm 6 u ndalën t’a dëgjojnë. Për performancën e tij gati 45 – minutëshe, Bell grumbulloi 32,17 dollarë nga 27 kalimtarë. Vetëm tre ditë më parë, kishte shitur të gjitha biletat, në Symphony Hall në Boston me një repertor të ngjashëm, ku çmimi për një vend në platè ishte 100 dollarë.

Kështu pra askush nuk e vuri re që një nga violinistët më të famshëm në botë po luante pjesë shumë të vështira me një violinë miliona dollarëshe. Kjo tregon se në një kontekst të zakonshëm është shumë e vështirë të vihet re e bukura dhe për fat të keq, të gjithë biem në këtë paragjykim.Një nga konkluzionet e mundshme pas eksperimentit mund të jetë: nëse nuk gjejmë kohën për te ndaluar dhe dëgjuar kur një nga muzikantët më të mirë në botë po luan disa nga meloditë më të shkelqyera, sa gjëra të tjera të jashtëzakonshme po humbasim pasi s’kemi qenë në gjendje t’i vlerësojmë ato? Çfarë mendoni? A jemi në gjendje të njohim talentin në një kontekst të zakonshëm ?

Por një reflektim tjetër është se kjo sjellje mund të konfirmojmë gjithashtu edhe teorinë që aparenca vlen më shumë se thelbi ; I njejti person luan në nje teater dhe ben sold out, por nëse shfaqet si nje artist rrugesh, behet zoteria askushi. Personalisht do isha ndalur,(të paktën për pak minuta) sepse më tërheqin artistet e rruges, piktoret, kengetaret, xhongleret… Ata ofrojne mundesi argetimi dhe grumbullimi falas, pa reklama,pa drita prozhektoresh,pa veshje te kushtueshme, pa makiazhe… performojne ne rruge dhe sheshe te hapura perballe nje publiku të rastësishëm…shpesh pa asnjë lloj përfitimi.

Janë të rrallë njerëzit që nuk e gjykojnë një libër nga kopertina, por me kureshtje,pasion e durim shfletojnë faqet e tij për të zbuluar historinë, thelbin, magjinë. Sepse thesaret më të bukur shkojnë përtej një fytyre të bukur, një mënyre të caktuar veshje apo një qëndrimi “delikat” që jo rrallë fsheh një personalitet befasues. Sidoqoftë, nëse ka diçka që të gjithë e dimë është se paragjykimet dhe stereotipet janë për shumë njerëz një e vërtetë absolute, ku ç’ka është e bukur është detyrimisht dhe e mirë, ç’ka eshte tërheqëse eshte edhe fisnike, ç’ka shndrit e llamburit është padyshim me shumë vlerë…Të gjitha këto na bëjnë të jetojmë në një shoqëri që në të vërtetë është hipokrite…

(psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe