Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Eksperiment psikologjik me karamele.Të pres apo ta ha tani ??

Fëmijë  4  vjeçarë  kanë  në  tavolinë  një  karamele  të  cilën  mund  ta “kullufisin” menjëherë, por  nqse  presin  15  minuta  pa  e  ngrënë  atë , do  të  përfitojnë  një  karamele  tjetër .Ky  është  një  test  shumë  i  famshëm  i  psikologjisë  ideuar  nga  psikologu  Valter  Mischel  në  Amerikë  i  njohur  si:  “eksperimenti  i  marshmallow “. Bëhet  fjalë  për  një  situatë  eksperimentale  të  thjeshtë   dhe  elegante.

Ky  eksperimentim  tregon  shumë  mbi  aftësinë  për  të  pritur  dhe  vetëpermbajtjen  si  dhe  mbi  mënyrën  se  si  e  perceptojmë  mjedisin.

Të  gjithë  fëmijët  që  marin  pjesë  në  test  reagojnë  në  mënyra  të  ndryshme  ndaj  ofertës  që  ju  bën  eksperimentuesi. Disa  e  hanë   karamelen  sapo  mbeten  vetëm  në  dhomë, disa  të  tjerë  i  mbajnë  erë  gati,.. gati  e  përkëdhelin  dhe  në  fund  dorëzohen .Të  tjerë  luajnë  me  flokët , fërkojnë  sytë  dhe  në  fund  arrijnë  ti  rezistojnë  tentacionit  për  ta  ngrënë  karamelen.

Të   dish  të  presësh.

Fëmijët  që  arrijnë  të  marin  karamelen  e  dytë (pra  që  nuk  e  hanë  të  parën  para kohe) janë  ata që  nuk  fiksohen  te  karamelja  që  kanë  përpara  dhe  e  spostojnë  vëmëndjen  e  tyre  diku gjetkë. Edhe  fëmijëve  që  ju  thuhet  të  imagjinojnë  sikur  karamelja  është  fallco  arrijnë  të  presin.Për  të  kontrrolluar  veten  në  të  tilla  raste  është  e  rëndësishme  të  spostojmë  vëmëndjen  gjetiu, të  distancohemi  nga  ajo  që  na   intereson  duke  menduar   në  një  mënyrë  të  re.

Mischel  e  bëri  këtë  eksperiment  me  më  shumë  se  600  fëmijë  dhe  ajo  më  interesantja  është  se  ka  vlerësuar  aspekte  të  ndryshme  të  personalitetit  të  këtyre  fëmijëve  ndër  vite ,  kur  fëmijët  ishin  rritur  dhe  bërë  adoleshent.

 Çfarë  doli  nga  studimi ?

Fëmijët  që  e  kishin  ngrënë  karamelen   menjëherë  ose  pothuajse  menjëherë, ishin  bërë  adoleshentë   mbi  peshë,  të  pasigurtë,  me  vështirësi  në  përqëndrim,  në  kontrrollin  mbi  impulset  dhe  në  ruajtjen  e  një  miqësie.

Fëmijët  që  kishin  arritur  të  prisnin  dhe  të  mos  e  hanin  menjëherë  karamelen, tani  që  ishin  adoleshentë  konsideroheshin  nga  prindërit  si  të  rinj  të  aftë  të  planifikonin  kohën  e  tyre  dhe  të  përballonin  situata  stresante , të  besueshëm,  kishin  më  shumë  miq  dhe  rezultate  të  mira  në  mësime  në   krahasim  me  ata  që  nuk   kishin  mundur  të  prisnin.

Studiuesi  i  rithirri  fëmijët  e  karameleve  dhe  një  herë  tjetër  pas  40  vjetësh  dhe  sërish  ai  që  në  moshën  4  vjeç  kishte  qënë  impulsiv  dhe  i  pa  aftë  të  ndiqte  një  strategji  për  të  mos  reaguar  me  vrrull,  kishte  mbetur  pothuajse  njësoj  identik   si  40   vjet  të  shkuara.

E  gjitha  kjo  tregon  se  të  kontrrollosh  emocionet  është  një  aftësi  komplekse  dhe  stabël   në  kohë . Kjo   ndërthuret  me  mënyrën  se  si   ne  e  perceptojmë  veten   dhe  çfarë  po  na  ndodh  me  objektivat  që  i  vendosim  vetes. Gjithashtu  dhe  me  mënyrën  se  si  hyjmë  në  relacion  me  tjetrin.

Pjesa  më  surprizuese  është  studimi  i  ri  i  shfaqur  kohët  e  fundit. Kërkues  shkencor  të Universitetit  të  Rochester  e  ripropozuan  testin  e  karameleve  por  të  modifikuar.  Sdudimi  shtoi  dhe  konkluzionin  se  kontrrolli  i  emocioneve  dhe  të  dish  të  presësh  varen  të  paktën  një  pjesë  e  tyre  nga  ajo  çfarë  ne  parashikojmë  se  do  të  bëjnë  të  tjerët.  Ja  më  konkretisht : –  Një  fëmijë  në  bazë  të  eksperiencave  të  kaluara  ka  të  drejtë  të  mendojë ; ”nuk  kam   pse  të  besoj  te  eksperimentuesi  i  rritur  dhe  kështu   nuk  e  besoj  që  ai  do  të  më  sjellë  si  çmim  një  karamele  të  dytë  nqse  do  pres  për  ta  ngrënë  të  parën, kështu  që  nuk  pret…Shkurt  le të  themi: fëmijës  në  këtë  rast  i  duket  e  kotë  të presë  sepse  bie  ndesh  me  objektivat  e  tij.

Në   qoftë  se  nuk  ka  besim  kundrejt  vendit  ku  ndodhemi,  të  presim  nuk  shërben  për  asgjë  dhe  ta  hamë  menjëherë  karamelen  është  gjëja  më  e  mirë.

 Info: Mischel W.,Ebbesen E.B.&Rasoff Z .A.(1972)Cognitive  and  attentional  mechanisms in delay of gratification. Journal  of  Personality  and  Social  Psychology .

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe