Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Efektet psikologjike të dhomës së bardhë .

Sipas  një  besimi  shumë  të  vjetër  dhe  të  rrënjosur  ndër  shekuj  e  bardha  është   shuma  e  të  gjitha  ngjyrave  ose  mungesa  totale  e  tyre.

 Edhe  ne  si  shumë  vende  të  tjera  hyjmë  në  vendet  që  ngjyrën  e  bardhë  e  lidhin  gjithmonë  me  ngjarje  të  gëzueshme. Eshtë  ngjyra  e  pastërtisë,  e  nuseve, e  ëngjëjve  dhe  e  fëmijëve. Ndryshe  nga  ne  vendet  orientale  e  lidhin   ngjyrën  e  bardhë  me  zinë  dhe  me  dhimbjen. Po  ashtu  (krejt  ndryshe  nga  ne) ngjyra  e  zezë   është  mistike  dhe  purifikuese  për  ta…  Ky  është  pakashumë  një  aspekt  kulturor  lidhur  me  ngjyrën  e  bardhë.

Historia  e  gazetarit  Iranian  Amir  Abbas  Fakhravar   tregon  për  një  aspekt   shumë  më  tepër  teknik  se  sa  kulturor  që  influencon  psiken  tonë.  Eshtë  rasti  kur  ngjyra  e  bardhë  përdoret  si  instrument  torture  në  të  ashtuquajturën  white  room. Kuptohet  që  nuk  bëhet  fjalë  për  dhomat  moderne  të  zbukuruara  nga  arkitektët . Këto  janë  qeli  të  mirëfillta  të  cilat  nuk  kanë  dritare  ku  gjithçka  është  krejtësisht  e  zbardhëllyer  dhe  e  ndriçuar  gjatë  gjithë  kohës  me  dritë  artificiale ;  muret  janë  të  bardha ,  orenditë  të  bardha,  ushqimi  është i  bardhë,  pjatat  dhe  gotat  të  bardha.

I  pari  që  ka  pësuar  këtë  tip  torture  ishte  Fakhravar . Ai  është  burgosur  nga  qeveria  iraniane . Në  shkrimet  e  tij  denoncuese  gazetari  e  quajti  këtë  : “tortura  e  bardhë” . Në  lidhje  me  këtë  rast Amnesty  International  raportoi  se  “ qelitë  nuk  kishin  dritare , gjithçka  ishte  e  bardhë. Perdornin  si  ushqim  oriz  të  bardhë  të  hedhur  në  pjata  kartoni  të  bardha. Nqse  i  burgosuri  donte  të  përdorte  banjën , duhet  të  kalonte  poshtë  derës  një  fletë  të  bardhë  për  të  lajmëruar  rojet “Fakhravar  e  kishte  rreptësisht  të  ndaluar  të  fliste  me  njeri. Rojet  mbanin  veshur  këpucë  që  nuk  bënin  asnjë  zhurmë .

Një  tjetër  gazetar  tregon  se  ka  pësuar  të  njëjtin  trajtim .  Ai  tregon  se  tortura  e  vërtetë  për të ishte  pamundësia  të  çlirohej  nga  ky  makth  edhe  pasi  u  lirua  nga  nga  burgu. Pas  kthimit  në  jetën  normale  gazetari  kishte  veshtiresi  te  jashtezakonshme  dhe  nuk  arrinte  te  flinte .Pagjumësia  po   e  shkatërronte  plotësisht.  Arriti  te  qetesohej  dhe  te  flinte   vetem  me  mjekime. Ndërkohë  filloi  te  vuaj  me  një  fobi  të  theksuar  ndaj  ngjyrës  së  bardhë.

Drita  e  bardhë  e  vazhdueshme  solli  çrregullim  te  ciklit  gjumë –  zgjim. Ky  çrregullim   shkaktoi   axhitim  dhe  nervozizëm  duke  çuar  në  një  deprivim  psiko –  sensorial  për  të  dënuarit. Përkeqësimi  i  situatës  erdhi  gjithashtu  dhe  nga  mungesa  e  kontakteve   sociale  me  të  tjerët. Në  një  dhomë  krejt  të  bardhë  truri  ynë  nuk  arrin  kurrë  të  qetësohet  dhe  kur  ekspozimi  bëhet  për  një  kohë  të  gjatë  efektet  janë  shkatërruese.

A  thua  për  këtë  arsye  në  shoqërinë  e  sotme  gjithmonë  e  më  tepër  të  stresuar  dhe  neurotike  shumë  persona  e  kompletojnë  shtëpinë  në  ” total  white ” ? .

  (psikologjia për të gjithë)                                                                   9 /Tetor / 2016.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe