Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Edhe ndihma ka një limit .

Gjeste  të  vogla  që  përmirësojnë  jetën  e  përditshme. Sakrifica  të  mëdha  që  shënojnë  rrjedhën  e  jetës. Ndihma  mund  të  ketë  forma  të  ndryshme. Mund  të  jetë  një  person  që  t’a  thjeshton  ditën  me  nje  mbeshtetje  modeste  në  mënyrë  që  çdo  gjë  të  funksionojë  më  mirë , ose  dikush  që  bën  sakrifica  të  medha  për  ne, gjithmone  buzagaz  pa  lënë  te  vihet  re  “çmimi”  i  asaj  qe  po  bën..

Të  gjithë  kemi  ndihmuar  dikë  ne  nje  moment  te  caktuar  dhe  jemi  ndjere  mire. Ndjejme  bjerrje  emocionale  kur  ndihma  jonë  nuk  njihet, kur  japim  e  japim  pa  marrë  asgjë  në  këmbim, kur  të  tjerët  nuk  kuptojnë  gjithçka  që  bëjmë  për  ta  dhe  madje  besojnë  se  e  kemi  per  detyre.

Sindroma “e  ka  per  detyre”. Shpesh  njerezit  pasi  i  ke  ndihmuar  disa  here  rradhazi  e  marin  per  te  qene  kete  mbeshtetje  dhe  vjen  nje  moment  qe  nuk  e  vene  më  re  atë  qe  po  bën  për  ta. Ata  supozojne  se  mbeshtetja  dhe  ndihma  jone  do  jete  aty  gjithmone, se  kanë  te  drejten  ta  kene  gjithsesi  kete  suport  dhe  nuk  e  çmojnë  ate  siç  duhet.

Sindroma  pluskon  mes ;  “e  marim  per  te  qene”  dhe  “e  ka  per  detyre” . Praktikisht  me  shumë  gjasa  personi  eshte  emocionuar  heren  e  pare  qe  e  kemi  ndihmuar  dhe  na  ka  falenderuar  per  gjestin, por  me  vone  e  ka  mare  si  diçka  te  zakonshme , i  eshte  aktivizuar  mekanizmi  psikologjik  i  pandjeshmerise  dhe  ndihma  qe  i  jep  i  behet  tashmë  familjare .

Ky  proçes  “familjarizimi” me  ndihmen   eshte  e  zakonshme  te  ndodhe, por  shkakton  probleme  relacionale. Duhet  t’a  konsiderojme  marrdhenien  dhe  ndihmen  si  nje  bime  qe  ka  nevoje  per  kujdes  çdo  dite. Nqse  supozojme  se  kjo  bime  do  jete  gjithmone  aty  dhe  nuk  do  kete  nevoje  per  kujdesin  tone, ajo  me  siguri  do  te  thahet  nje  dite. Kur  ndodh  kjo, personi  ndjehet  i  ç’orientuar  dhe  pika  ku  mbeshtetej  i  duket   sikur  i  eshte  shembur  papritur. Dhe  ne  fakt  kjo  ndodh  ne  nje  marrdhenie. Pikerisht  kur  e  humbasim  kete  pike  mbeshtetje  vetem  atehere  arrijme  te  çmojme  ate  qe  e  konsideronim  per  te  mireqene   edhe  pse  ndonjehere  eshte  shume  vone.

Te  dhurosh  shume  dhe  te  maresh  pak  sjell  frustrim. Eshte  e  rendesishme  te  ndihmojme  te  tjeret  pa  kerkuar  gje  ne  shkembim, por  kemi  dhe  nevoje  te  marim  pa  kerkuar. Per  kete  psikologu  Adam Grant, i  Universitetit  te  Pennsylvania, thote  se  nuk  duhet  ta  kthejme  perkushtimin  per  dike  ne  nje  “hemorragji  emocionale”  sepse  dhe  ne  kemi  nevoje  per  suport  dhe  ndihme. Nuk  themi  se  personi  te  cilit  i  dhurojme  “duhet  te  na  ktheje  favorin”.Nuk  eshte  nje  quid  pro  quo, por  do  te  thote  te  krijojme  nje  lidhje  emocionale  te  thelle  dhe  shpesh  te  paprekshme, bazuar ne  mirenjohje  dhe  respekt. Ndersa  kur  ndihmojme  dhe  tjetri  behet  shume  kerkues  ose  shpërfill  kontributin  tone, ndihma  shnderrohet  ne  nje  peshe  psikologjike.

Edhe  ndihma  ka  nje  cak.

“Ndihmoi  njerezit  e  tu  të  ngrene  peshen, por  mos  u  ndje i  detyruar  t’a  mbash  ti  ne  kurriz  per  ata” ; thoshte  Pitagora  shume  shekuj  me  pare. Ky  filozof  dhe  matematicien  grek  e  dinte  se  dhe  ndihma  e  sacrifica  kane  nje  limit; nje  limit  pertej  te  cilit  do  perfundonim  te  cfilitur  dhe  ne  boshllek  emocional, veçanerisht  kur  te  tjeret  nuk  na  e  njohin  çka  kemi  bere  per  ta.  Shekuj  me  vone  eksperimentet  psikologjike  e  kane  konfirmuar  vleren  e  keshillave  te  Pitagores. Ne  nje  studim  prane  Universitetit  te  British  Columbia, pjesemarresit  moren  nje  sasi  parash. Gjysmes  se  tyre  ju  kerkua  ta  shpenzonin  per  vete  dhe  gjysma  tjeter  t’jua  jepte  te  tjereve. Ne  fund  ata  qe  shpenzuan  parate  per  te  tjeret  u  ndien  me  te  lumtur  sesa  ata  qe  i  shpenzuan  per  vete. Padyshim  dhimbsuria  dhe  te  ndihmosh  tjetrin  sjellin  perfitime  psikologjike, por  ka  nje  limit. Empathia  psh  mund  te  na  konsumoje , nqse  futemi  aq  shume  ne  vuajtjet  e  tjetrit  sa  te  harrojme  fare  ndjenjat  dhe  nevojat  tona. Dhe  ne  fakt  ata  qe  ju  japin  prioritet  emocioneve  të  të  tjereve  jane  më  të  prekshem  ndaj  ankthit  apo  depresionit. Kjo  njihet  si  “lodhje  nga  empatia”, qe  prek  kryesisht  ata  qe  ndihmojne  vazhdimisht  te  tjeret  duke  u  bere  shtylla  mbeshtetese  e  tyre . Edhe  studimi  me  prinderit  e  247  adoleshenteve  nxorri  ne  pah  qe : sjellja  empatike  vertete  permiresonte  raportet  dhe  lumturine  ne  familje, por  kur  prinderit  ishin  shume  te  perfshire  ne  problemet  e  femijeve  te  tyre, ndjenin  stres  te  shtuar  dhe  tregues  te  inflamacioneve  kronike  i  kapercenin  limitet  e  pranueshme. Kjo  do  të  thotë  që  mbajtja  e  barrës  së  dikujt, pa  qenë  në  gjendje  të  vendosim  ose  të  veprojme  në  vendin  e  tij, rrit  ngarkesen  tone  psikologjike  dhe  fiziologjike, duke  na  bërë  më  të  thyeshem.

Ka  plot  mesime  praktike  qe  mund  te  nxjerrim  nga  gjithe  kjo  por ; le  te  mos  e   teprojme  me  ndihmen. Ndodh  qe  edhe  pse  me  qellim  te  mire  ajo  mund  te  demtoje  duke  sjelle  qendrime  egocentrike, pretendime  apo  vartesi  të  tjetrit. Per  kete  arsye  ndihma  duhet  te  jete  e  dozuar  duke  menduar  qe  tjetri  duhet  te  “rritet”  dhe   zhvillohet.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                  30/shtator/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe