Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

E pësoi duke u munduar të imitonte të tjerët !

Vjedhja  e  ideve  në  fakt  është  një  fenomen  bezdisës  dhe  i  urryeshëm  dhe  nëse  narcizizmi (edhe  ai  vetëm  intelektual ) është  kthyer  në  një  patologji  sociale, bëhet  ende  dhe  më  i  padurueshëm  atëherë  kur  kush   e  praktikon  e  bën  pa  kurrëfarë  krijimtarie  mendore  dhe   mbi  kontributin  e  të  tjerëve.

Po  përfitoj  dhe  unë  nga  Ezopi  për  ti  dhënë  kuptim  këtij  fenomeni ..

” Një  skifter , gjatë  periudhës  së  parë   të  jetës  së  tij, e  kishte  një  farë  zëri. Nuk  e  kishte  aq  të  bukur ; por  të  mprehtë  dhe  të  plotë. Megjithatë  ai  ndjente  një  formë  zilie  të  papërmbajtëshme  për  gjithçka  dhe  për  të  gjithë. E  dinte  që  kishte  dhe  lidhje  me  shqiponjat, por  kjo  në  vend  që  ti  shërbente  si  avantazh,  e  bënte  dhe  më  shumë  xheloz. E  kuptonte  që  ishte  inferior  dhe  e  gërryente  inati  për  këtë  gjë. Ishte  një  ziliqar  i  madh  ndaj  zogjve   shumëngjyrësh,  si  papagalli  dhe  palloi  që  gëzonin  pëlqimin  e  të   gjithëve   dhe   mernin  plot  lëvdata.  Për  më  tepër   tregohej  dhe  përçmues  kundrejt  bilbilit  dhe  thoshte  me  vete:

“Po , po,  ka  zë  të  bukur , por  është  shumë  delikat  dhe  romantik ! Punë  zogjsh  të  veckël ! Nëse  më  duhet  ta  përmirësoj  zërin  tim, sigurisht  që  nuk  do  mar  si  shembull  këtë  zog  torrollak. Unë  dua  një  zë  të  fortë, që  të  dalë  mbi  të  tjerët!”

Ishte  një  ditë  e  bukur  pranvere. Skifteri  po  rrinte  i  rehatuar  mbi  një  degë  ahu , i  mbrojtur   nga  gjethet  e  pemës. Papritur  mbërrin  një  kalë  i  vaposur  që  kërkonte  një  vend  të  freskët  dhe  u  ndal  poshtë  hijes  së  pemës. Ndërkohë  që  po  shtrihej  t’ia  merte  një  sy  gjumë , u  çpua  me  gjëmbat  e  një  gëmushe  dhe  nga  dhimbja  lëshoi  një  hingëllimë  të  mprehtë. – Uaaa!  “ Çfarë  mrekullie ” ! –  tha  gjithë  entuziazëm  skifteri. Ky  është  zëri  që  më  shkon  për  shtat:  i  mprehtë,  imponues  dhe  i  veçantë !”

Që  nga  ai  mëngjes  skifteri  filloi  të  ushtrohej  duke  imituar  atë  tingull  të  mrekullueshëm. Provoi  e  riprovoi  duke  çjerrë  fytin , por  ishte  e  kotë.  Kur  pas  shumë   tentativave  pa  sukses  u  dorëzua  duke  ju  kthyer  zërit  të  tij  origjinal,  i  ndodhi  një  surprizë  e  keqe: zëri  i  ishte  zhdukur  nga  sforcimi , kështu  që  ju  desh  të  mjaftohej  me  një  zë  të  zakontë  dhe  të  ngjirur  për  gjithë  jetën “.

Kush  i  shtyrë…nga  zilia  kërkon  të  imitojë  ç’ ka  është  jashtë   natyrës  së  tij, humbet  dhe  ato  pak  aftësi  që  ka…

(tregime terapeutike)                                                                                     14/nentor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe