Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

E megjithatë ,askush nuk ka të drejtë të bindet verbërisht.

Gitta  Sereny  ishte  nje gazetare (shkrimtare) austriake me origjine Hungareze. Ajo intervistoi 170 here nje farë Franz Stangl. Ai nga nje polic i thjeshte arriti te behej drejtor i Kampit te perqendrimit ne Treblinka (Poloni). Ne keto 170  intervista, te publikuara sot ne nje liber qe titullohet “ Drejt erresires”, ajo e pyet ne çdo  interviste Franz Stangl ; – Po ti çfare ndjeje nderkohe qe beje keto gjera ? Franz Stangl nuk iu pergjigj kurre kesaj pyetjete. Ne nje moment te caktuar Gitta Sereny fillon te dyshoje : –  me duket se ky nuk pergjigjet se i vjen turp, por se nuk e kupton pyetjen time. – me ne fund  Franz Stangl pergjigjet dhe i thote –  degjo se ju po vazhdoni te me pyesni se çfare ndjeja, por duhet te kuptoni  se une nuk isha aty i ngarkuar te ndjeja diçka,une isha i ngarkuar te eliminoja 3.000 persona brenda ores 11 te paradites dhe 5.000 brenda ores pese te pasdites çdo dite qe gdhinte. Dhe duke qene qe une e zbatoja ne menyre perfekte kete detyre , une isha nje funksionar i shkelqyer…

Eshte per tu skandalizuar.. por eshte ekzaktesisht  keshtu…Nazizmi mesoi qe sentimenti , ndjenjat pra nuk  duhet te hyjne ne proçedurat rracionale qe ne kete rast ishin procedura eleminimi. Franz Stangl donte te  arrinte maksimumin e qellimit pa shume mjete ;  pa u ngaterruar me kot me emocionet , ndjenjat a gjera te tjera te ketij lloji. Çfare do te thote kjo ?  do te thote nje zvogelim i pergjegjesise,sepse ai ishte pergjegjes vetem ndaj eproreve te tij ,nuk ishte  pergjegjes perpara viktimave te tij. Sepse ai ekzekutonte urdhrat qe i vinin nga lart. Pergjigjet qe kane dhene gjeneralet nazist para gjyqit kane qene pergjigje ekzakte: “ une u jam bindur urdhrave.”

Nderkohe qe gazetarja Gitta Sereny e ka pyetur 170 here nazistin Franz Stangl, psikologun amerikan prof. Stanley Milgram me origjine hebraike e mundonin pyetje te shumta po te kesaj natyre : Gjermania është një komb i civilizuar që lindi filozofë, shkencëtarë dhe muzikantë të rëndësishëm: njerëz te shquar,gjenial dhe kalibër të padiskutueshëm moral. Si mund të shpjegohet atehere skrupulli i neveritshem i kampeve të përqendrimit? Si t’i shpjegojmë torturat që u kryen ndaj grave, të moshuarve, fëmijëve, burrave të pafajshëm dhe të pambrojtur? Në një hapësirë ​​të shkurtër shumë njerëz të zakonshëm – përfshirë mjekë, infermierë, shkencëtarë – u shnderruan në “torturues” sadistë në shërbim të një modeli të përgjakshëm. Si mund të ndodhte e gjithë kjo?

Profesori punonte ne  Yale University dhe i fokusoi studimet e tij pikerisht mbi temen e “te bindurit ndaj urdhrave” per te cilen realizoi dhe eksperimentin me te famshem te kohrave. Ata qe moren pjese ne eksperiment erdhi nje moment qe edhe pse e dinin qe po ju perconin goditje elektrike me intensitet gjithnje e me te forte personave te tjere ,nuk u ndalen, por vazhduan me tej. Vazhduan te kryenin detyren qe iu ishte caktuar, vazhduan te zbatonin urdhrat qe iu kishin dhene drejtuesit e eksperimentit,vazhduan te çonin eksperimentin deri ne fund. Nje nga konkluzionet e shumta te Prof.Milgram ishte se te bindurit verbërisht ndaj urdhrave te autoriteteve mund ti shpjere njerezit ne disa lloje te caktuara sjelljesh,pavaresisht bindjeve etike, ndjenjave qe i lidhin me te tjeret, apo qendrimeve te tyre morale.

PS: Vijme ne ditet tona. Efektet e ketij eksperimenti perceptohen çdo dite ,edhe pse fatmiresisht me efekte jo kaq tragjike, por eshte vetem çeshtje intensiteti.Duhet fare pak,me te vertete shume pak qe te shpertheje nje  servilizem kolektiv. Duhet te kemi guximin ti mbrojme idete tona dhe te mos shnderrohemi ne kukulla anonime qe i drejtojne te tjeret. Një nga preokupimet e mija çdo ditë është mendimi nese ne rrethana te caktuara do te jem ne lartesine e idealeve te mija morale, apo do te me mungoje kurajo !? – Dhe nje tjeter reflektim: Ai studenti qe arrin deri ne fund te eksperimentit duke demtuar tjetrin me goditje elektrike,e ben per t’ju bindur urdhrit apo per sadizem te paster !? – Dhe me sadiste si nazistet, Franz Stangl te vegjel  & Kompani, bota eshte e mbushur plot…

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe