Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

E kujt është kjo dhuratë ?

Mësojmë  të  reagojme  kundrejt  fyerjeve  dhe  ndaj  atyre  qe  duan  të  na  poshterojne. Vendosim  ne  me  qendrimin  tonë  t’ju  japim  ose  jo  fuqine  të  tjerëve  për  të  na  bërë  keq.

Një  ditë  Buddha  ishte  duke  ju  folur  nxenesve  te  tij  ne  qetesi, kur  papritur  nje  person  ju  afrua  dhe  filloi  ta  fyente  dhe  u  mundua  ta  godiste. Perpara  te  gjitheve  Buddha  reagoi  me  nje  qetesi  absolute  duke  ndenjur  pa  levizur  ne  heshtje. Kur  burri  u  largua , nje  nga  ndjekesit  e  Budes  ju  afrua  dhe  e  pyeti  sesi  ishte  e  mundur  kjo  gje  dhe  perse  nuk  reagoi!? – Si  ka  mundesi  qe  e  lejoi  ate  te  huaj  ta  trajtonte  ne  ate  menyre !? – Buddha  ju  pergjigj  i  qete. – Nqse  une  do  te  dhuroj  nje  kale  dhe  ti  nuk  e  pranon, i  kujt  është  kali ? – Nxenesi  pasi  hezitoi  disa  çaste  ju  pergjigj -.Mjeshter  nqse  une  nuk  do  ta  pranoja  kete  dhurate  kali  do  te  mbetej  juaji !- Buddha  aprovoi  me  koke  dhe  i  shpjegoi  nxenesit  te  tij  qe  pavaresisht  se  disa  lloj  njerezish  deshirojnë  te  humbasin  kohen  e  tyre  duke  na  ofenduar,  ne  mund  te  zgjedhim  ti  pranojme  apo  jo  keto  fjale, ashtu  siç  mund  te  bejme  me  nje  dhurate. Nqse  e  mer  do  te  thote  qe  e  pranon,  perndryshe  personi  qe  na  fyen  rri  aty  me  fyerjen  mes  duarve. Nuk  mund  t’ja  veme  fajin  personit  qe  na  ofendon , sepse  eshte  i  yni  vendimi  ta  pranojme,  ta  marim , apo  ta  leme  aty  ne  gojen  e  personit  qe  e  ka  thene.  Mesimi  me  i  çmuar  i  kesaj  rrefenje  eshte ;  te  sjellim  vemendjen  ne  pergjegjesine  tonë. Pergjegjesine  per  ti  dhene  mundesi  te  tjereve  te  na  bejne  te  ndihemi  keq  ose  jo.  Sepse  shpesh  nuk  e  veme  re , por  kur  nje  person  na  sulmon  ne  menyre   arrogante,  impulsive, denigruese , nuk  eshte  duke  folur  per  ne , por  per   veten  e  tij. Po  vetedeklarohet ,po  tregon  veten  nepermjet  gjuhes  qe  perdor, eshte  duke  folur  per  permbajtjen  e  jetes  se  tij.  Pra  ajo  qe  mund  te  bejme  eshte  te  vendosim  nese  do  i  pranojme  padrejtesite  fyese  dhe  poshterimin  qe  ato  përcjellin , apo  ta  leme  te  rrezohet  dhe  te  perqendrohemi  ne  gjerat  qe  jane  me  te  vertete  te  rendesishme  për  ne . Sepse  kur  ofendimet  nuk  arrijne  te  poshterojne  dhe  depërtojnë  te  ai  që  i  mer , behen  shume  poshteruese  per  ate  qe  i  ka  thene.

(tregime  terapeutike)                                                                                         5/korrik/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe