Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Duhet të jesh “ njeri “, që të provosh ndjenjën e turpit !!

 Një  gazetar  i  dëgjuar  tregonte  për  një  burrë  që  merte  pjesë  në  çfarëdo  manifestimi : te  të  majtët , të  djathtët, të  qëndrës, te  sindikatat, te  studentët, fermerët, kundër  industrialistëve, kundër   bankave , kundër  mafjes. –  Në  të  gjitha  manifestimet  prezantohej  me  të  njëjtën  pankartë  ku  shkruhej ; “ TURP “ !!

Dy  studjues  të  shquar  si  Bateson  e  Watzlawick  do  thoshin  se  është  një  paradoks ti  kërkojmë  dikujt  të  turpërohet . Ata  e  quanin   lidhje  dyfishe” dhe  për  ta  shpjeguar  përdornin  shembullin  e  njohur : “Ji  spontan.“ Nqse  i  kërkojmë  dikujt  të  jetë  spontan  ose do na  bindet (pra  nuk  do  ta  bëjë  në  mënyrë  spontane), ose  nuk  do  na  bindet  dhe  kështu  që  nuk  do  jetë  spontan.  Një  rreth  vicioz  nga  i  cili  nuk  mund  të  dilet. Paradoksi  është  se  nuk  mund  ti  kërkojmë  dikujt  që  të  provojë  turp. Nuk  mund  të  provojmë  emocione  me  komandë.

Eshte  një  tregim  budist  qe  përmbledh  bukur  idenë  e  qortimit  ndaj  atyre  qe  nuk  turperohen  per  sjelljen  e  tyre : “Disa  turistë Amerikane   teksa  vizitonin  një tempull  Tibetian,pinin  birra  me  kanaçe. Në  fenë  budiste  është  e  ndaluar  të  pish  alkool . Një  turist  tjetër  kur  pa  amerikanët  që  pinin  pa  pikën  e  respektit  për  vendin , ju  afrua  një  murgu  dhe  e  nxiti:  “përse  nuk  i  pengon  ta  bëjnë  këtë  “sakrilegj?”. Murgu  vuri  buzën  në  gaz  dhe  ju  përgjigj : “nqse  e  kuptojnë  atë  që  po  bëjnë , do  të  thotë  që  nuk  duan. Nqse  nuk  e  kuptojnë , ç’vlerë  ka  t’ iua  them ?”.

Kultura  jonë  i  ndan  emocionet  në  negative  dhe  pozitivemegjithate  kjo  nuk  eshte  nje  ndarje  e  drejtë.Të  gjitha  emocionet  kanë  një  funksion. Disa  na  pëlqejnë , disa  të  tjera  jo , por  asnjë  emocion  nuk  është  negativ.

Ndjenja  e  turpit  ka  dy  aspekte  një  interpersonal  dhe  një  intrapsiqik. Nqse  rritemi  në  një  tribù  në  Amazonë  ku  nuk  ekzistojnë  veshjet  e  brëndëshme , sigurisht  që  nuk  do  kemi  turp  të  rrimë  lakuriq. Ja  pse   ndjenja  e  turpit  është  e  influencuar  shumë  nga  kultura, sidomos  nga  ajo  familjare. Megjithatë  turpi  nuk  reduktohet  në  një  sentiment  të  thjeshtë  të  moralit  social. Shpesh  turpërohemi  edhe  pse  nuk  e  di   askush  se  çfarë  kemi  bërë , ose  edhe  vetëm  pse  na  kanë  shkuar  ca  ide  ndërmend ! Nje  person  i  mire  turperohet  edhe  përpara  nje  qeni !

Të  provosh  turp  ka  një  vlerë  të  madhe , sepse  na  vë  në  kontakt  me  imazhin  e  vetvetes  dhe  me  vlerat  që  kemi  brëndësuar . Eshtë  si  te  thuash  një  farë  mënyre  njohje  e  gabimeve  dhe  limiteve  tona.  Në  vend  që  ta  evitojmë  me  çdo  kusht  le  të  mundohemi  ta  mirëpresim  dhe  ta  dëgjojmë   ndjenjën  tonë  të  turpit . Mbi  të  gjitha  mundohemi  të  mos  ju  kërkojmë  të  tjerëve  të  turpërohen , edhe  për  faktin  se  do  të  ishte  e  kotë.  Aq  më  pak  politikanëve !

Studjuesit  argumentojne  drejte  kete “lidhjen  e  dyfishtë”,nga  anët  e  gjyshërve  të  mi ” aplikohet ”  shprehja  po  e  dyfishtë:..“Po  turp  të  turpëronesh  nuk  ke ??”Dikur  kjo  fraze  perdorej  shpesh. Sot  nuk  degjon  me  njeri  ta  perdore, sepse  ndoshta  pergjigjia  do  te  ishte ; ” nuk  me  vjen  fare  turp,.. e  perse  duhet  te  turperohem ? Turpi  eshte  nje  fjale  pothuajse  ne  zhdukje. Turpi  eshte  ndjesia  qe  provojme  kur  e  dime  qe  kemi   kryer  nje  akt  qe  koshienca  morale  e  denon. Nuk  turperohemi  më  sepse  koshiencen  morale  e  kemi  shitur  tashme.

Në  ndryshim  nga  kafshët  e  tjera   njeriu  arrin  të  distancohet  nga  vetja  e  tij , ta  shohë  veten  e  tij  nga  jashtë , ndoshta  të  qeshë  e të  tallet  me  të…apo  të  turpërohet.

(psikologjia per te gjithe)                                                                       24/shtator/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe