Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Djaloshi nën pemë dhe kokrrat e lëndeve “

Një  fëmijë  i  vogël  pasi  luajti  me  shokët  shkoi  e  u  ul  poshtë  një  lisi. Hodhi  vështrimin  lart  dhe  pa  që  pema  kishte  shumë  lënde  të  vogla. Më  pas  uli  kokën  dhe  diku  më  tutje  vuri  re  një  fushë  të  mbushur  plot  me  shalqinj. Filloi  të  mendohej  në  heshtje: Sa  e  çuditëshme  është  bota! .” Një  pemë  kaq  e  madhe  që  bën  fruta  kaq  të  vogla, ndërkohë  që  bimë  të  vogla  në  një  fushë  bëjnë  fruta  kaq  të  mëdha… Kush  e di  përse  vallë ?!”

e re

Nuk  kishte  përfunduar  ende  së  menduari  të  gjithë  këtë , kur  papritur  i  bie  një  lënde  mbi  kokë. Në  atë  moment  shumë  i  gëzuar  thërriti: “ Eh ‘! Eshtë  fat  i  madh  që  mbi  pemë  nuk  rriten  shalqinj!”

“ Kur  mendja  e  mjegulluar  të  jetë  kthjelluar  nuk  kemi  se  si  të  mos  i  buzëqeshim  përsosmërisë  së  natyrës”. Nuk  kemi  se  si  të  mos  e  çmojmë  dhe  pranojmë përsosmërinë  e  saj “.

Ky   tregim  i  shkurtër  është   shumë  i  ngjashëm  me  rrëfenjën  me  personazhin  aq  të  njohur  për  ne    Nastradinin. Në  memorjen  e  të  gjithëve  rrëfimet  për  bëmat  e  tij  kanë  një  dozë  të  fortë   humori   trazuar  me  dramatizëm. Nuk  ka  rëndësi  nëse  personazhi  është  një  djalë  i  vogël  a  Nastradini   mëndjehollë ! . E  rëndësishme  është  që  ende  në  ditët  tona  efekti  i  tyre  në  formimin  dhe  rritjen  personale  është  i  padiskutueshëm. (kështu  që  bëjmë  mirë  t’iu kthehemi  herë  pas  here .)

(tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe