Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Depresioni PRANVEROR !

Ardhja e stinës së bukur gjithmonë sjell me vete një lloj “sëmundje pranverore”. Ndërkohe qe natyra zgjohet, dita zgjatet dhe moti bëhet më i butë, trupi dhe mendja jonë duket sikur shkojnë në drejtim të kundërt. Përgjumje, ankth, lodhje, nervozizëm, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke, humbje e oreksit dhe ndryshime humori: këto janë simptomat më të zakonshme të “sëmundjes së pranverës.”

Për shumë njerëz, pranvera sjell me vete edhe ankth: ndryshimi i stinës përfshin ndryshime klimatike që influencojne mendjen dhe trupin, të cilat shfaqen përmes simptomave psikologjike dhe fizike. Shpesh është përkeqësimi i çrregullimeve para – ekzistuese që nxit shfaqjen e ankthit për arsye të tjera.

Pse  ndodh  kjo?

Në pranverë, klima bëhet e paqëndrueshme dhe kjo vë në prove ekuilibrin e personit ankthioz, i cili vazhdimisht duhet të përshtatet me ndryshimin e kushteve. Këto ndryshime mund të shkaktojnë reagime ankthioze, veçanërisht tek njerëzit që janë ekstremisht të vëmendshëm ndaj trupit të tyre dhe ndjesive fizike që trupi iu transmeton.Për më tepër, nga pikëpamja psikobiologjike, ndryshimet e temperaturave  dhe shkëlqimi i drites së diellit ndikojnë në nivelet e serotoninës dhe melatoninës së prodhuar nga trupi, duke ndikuar mbi gjumin dhe gjendjen shpirtërore, me një shtim të pagjumësisë, nervozizmit dhe në disa raste madje edhe me fillimin e një “gjendje depresive pranverore”.Trupi prodhon gjithashtu më shumë kortizol (hormoni i stresit) për t’u përballur me ditët, të cilat bëhen më të gjata, duke bere që ata që janë më të ndjeshëm ndaj stimujve klimatikë ta prodhojnë me tepricë dhe te ndihen pastaj më të tensionuar dhe të lodhur edhe për shkak të efektit axhitues të këtij hormoni.

Të ndodh edhe ty ?

*Ka persona qe ndjehen keq ne çdo nderrim stine pa dallim. Ndjehen pa humor, te lodhur fizikisht e menderisht sa here kalohet nga nje stine ne tjetren. Ata preken emocionalisht sepse ndryshimi i stineve iu kujton ne menyre nostalgjike momente qe kane perjetuar ne stinet e meparshme.

*Ka nga ata qe e adhurojne kete periudhe dhe ndjehen te lehtesuar,me humor dhe gjithe pasion per jeten pikerisht ne kete periudhe stinore. Duket se keta perbejne shumicen. Keshtuqe ne respekt te “gezimit” dhe haresë se tyre dhe faktit qe per ta (dhe jo vetëm) pranvera dhe vera jane stinet me te bukura ku më në fund ndjehen mire , e pranojme qe vjeshta dhe dimri mbeten stinet me format me te shprehura te depresionit ; ai vjeshtor dhe dimeror.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe