Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Delja që u largua nga tufa “!

Të  gjithë  mendojmë  se  bëhet  fjalë  për “moralin” aq  shumë të  dëgjuar : delja  që  largohet  nga  tufa  e  ha  ujku ; por  JO ! Në  këtë  rast  duhet  “ti  bëjmë  mirë  hesapet”  me “ Lirinë “.

” Një  dele  zbuloi  një  të  çarë  te  gardhi  i  vathës. U  fut  te  e  çara  dhe  doli  jashtë  gardhit .  Ishte  aq  e  lumtur  që  po  arratisej  nga  tufa  dhe u  largua  aq  shumë  prej  saj  sa  humbi. Papritur  ndjeu  që  po e  ndiqte  nga  pas  një  ujk. Vrapoi  e  vrapoi,  por  ujku  vazhdonte  t’a  ndiqte  këmba – këmbës. Për  fat  bariu  e  kishte  parë  tek  largohej  dhe  mbërriti  në  kohë  e  mundi  t’a  shpëtonte  nga  kthetrat  e  ujkut. Me  shumë  dashuri  e  ktheu  në  vathë   bashkë  me  delet  e  tjera.Edhe  pse  të  gjithë  e  nxisnin  dhe  i  thoshin  çdo  ditë  që  duhet  t’a  mbyllte  vrimën  e  gardhit ; bariu  nuk  deshi  kurrë  ta  riparonte  atë “….

“Njeriu  beson  se  e  do  lirinë.  Në  të  vërtetë  ka  shumë  frikë  prej  saj. Përse ? Sepse  liria  e  detyron  të  marrë  vendime  dhe  vendimet  mbartin  rreziqe”. (Erich Fromm)

(tregime  terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe