Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Çrregullime nga mungesa e natyrës .

shpura  fëmijët  në  një  park  plot  gjelbërim  të  shihnin  bukurinë  e  pallonjve.. Në mes  të  turmës  duke  admiruar  hapjen  e  bishtit  të  një  ekzemplari  të  shkëlqyer  njeri  nga  femijët  thërriti : uaa  mami  shiko  një  struc  me  sytë  te  bishti !”.. Në  atë  moment  fillova  te  preokupohem  seriozisht  per  pasojat  e  mundeshme  te “çrregullimit  nga  mungesa  e  natyres”…Po ! Ekziston  nje  çrregullim  i  tille. Studiuesi  Richard  Louv  thote  qe  prek  kryesisht  femijet  dhe  adoleshentet  dhe  manifestohet  me ; “humbje  te  interesit  ndaj  botes”, veshtiresi  perqendrimi, stres, ankth, depresion. Perveç  ketyre  patologjive  femijet  e  privuar  nga  jeta  ne  ajer  te  paster  mund  te  kene  frike  dhe  te  mos  dine  ti  njohin  kafshet  dhe  bimet.

Kur  degjojme  per  kësi  patologjish  kaq  serioze  eshte  normale  qe  te  shqetesohemi  dhe  te  ngreme  pikepyetjet  tona  se  si  ka  mundesi  nje  gje  e  tille!? Si  mundet  mungesa  e  kontaktit  me  natyren  dhe  kafshet  te  shkaktoje  ngërçe  kaq  te  forta?.

Femijet  sot  nuk  dine  te  ngjiten  ne  nje  peme, nuk  dine  qe  trendafili  ka  gjemba,  nuk  kane  pare  asnjehere  kafshe  nga  afer,  ngaterrojne  pulen  me  pellumbin… Ata  kalojne  shume  kohe  vetëm  para video  game, televizorit, ipad.. Shume  prinder  preferojne  t’i  mbajne  fëmijët  brenda  ne  shtepi . Ndoshta  te  trembur  nga  çfare  degjojne  dhe  shikojne  (lajmet  dhe  presioni  nga  mediat ) nuk  eshte  per  t’ju  vënë  dhe  shume  faj, edhe  pse  shpesh  motivi  i  vertete  eshte  meraku  i  ekzagjeruar  se  mos  lodhen, djersiten, mundohen  dhe  semuren.

Te  gjitha  keto  shkruhen  ne  librin  Last  Child  in  the  Wood  ku  Prof.Louv  ka  mbledhur  nje  seri  studimesh  per  efektin  e  natyres  mbi  femijen. Nje  nga  studimet  psh. ka  treguar  se  kush  vuan  nga  defiçit  i  vemendjes  dhe  hiperaktiviteti , pas  eksperiencave  në  vende  te  hapura  me  stimuj  natyral  shfaq  nje  ulje  te  ketij  çrregullimi.

Eshte  i  pamohueshem  fakti  se  natyra  dhe  mrekullite  e  saj  ofrojne  stimuj  te  rendesishem  per  nje  rritje  te  shendetshme  te  femijeve. Jeta  ne  natyre  do  te  thote  te  besh  eksperienca  sensoriale  më  te  plota , pra  ti   perdoresh  te  pesta  shqisat. (element  i  rendesishem  per  konjicionin  dhe  inteligjencen.) Nuk  diskutohet  qe  aktivitetet  ne  ajer  te  paster  jane  nje  nevoje  e  rendesishme  per  zhvillimin  psikologjik  dhe  emocional  te  çdo  femije.. Shpesh  natyra ,  fenomenet  natyrore, origjina  e  ushqimeve  jane  informacione  te  panjohura  per  femijet  urban  qe  kane  mundesine  t’i  mesojne  vetem  nepermjet  librave  dhe  jo  më  nga  eksperienca  direkte  e  jetes  në  kontakt  me  natyren.

Për  të  gjitha  keto motive  prinderit nuk  duhet  te  lejojne  qe  mungesa  e  jetes  ne  natyre  ti  kundervihet  jetes  normale. Eshtë  mirë  t’a shfrytezojme  natyren  sapo  te  na  jepet  rasti (sidomos  gjate  pushimeve) dhe  t’a  shohim  si  nje mundesi  te  çmuar  ku  femijet  mund  te  zhvillojne  aftësi  që  në  një  kontekst  qyteti  do  t’a  kishin  te  pamundur. Prinder  te  femijeve  qe  rriten  ne  qytet  ku  mbreteron  fuqiplote  asfalti  dhe  çimento ; mos  u  dorëzoni , mund  te  bejme  dicka: 8  Sygjerime  per  t’u  praktikuar  gjate  pushimeve  dhe  sa  here  te  jete  e  mundur:

1-Te  ecim  me  biçiklete  në  mjedise  të  hapura  jashte  kontekstit  urban. 2Ecim  zbathur  ku  eshte  e  mundur. Ecja  zbathur  i  perket  rekuperimit  te  nje  elementi  te  hershem  te  origjines  se  njeriut. Shputa  e  kembes  zbathur  ndjell  dimensionin  e  rrenjeve ; nje  femije  qe  ecen  zbathur  forcon  njehsimin  e  tij  me  stabilitetin  me  token. 3- Hyjme  ne  kontakt  me  pyllin, ujin, lumenjte, detin  dhe  energjine  perkatese  te  tyre4- Vrapojme , luajme  ne  bar. Filloni  te  programoni  nje  fundjave  ne  jeshillek  per  t’ju  dhene  mundesine  femijeve  te  rrokullisen  ne  bar, te  kacavirren  ne  peme, t’a  shijojne  natyren  ne  liri  te  plote. 5 Punojme  kopshtin. Kujdesi  per  bimet, ujitja, vjelja  dhe  gatimi  i  perimeve  jane  aktivitete  te  bukura  edukative  per  t’u  praktikuar  me  femijet  dhe  iu  meson  atyre  edhe  stinet  kur  piqen  dhe  prodhohen  frutat & perimet.

6- Shkojme  me  pushime  ne  kamping.  Fjetja  ne  tende  eshte  eshtë  për  femijet nje  nga  aventurat  me  te  bukura  dhe  mjaft  stimuluese  qe  i  ndihmon  te  mesohen  edhe  me  situatat  jo  fort  komode. 7-Ndertojme  shtepi  ne  pyll. Ngreme  nje  tende  me  çfare  gjejme  ne  pyll. Ka  nje  energji  qe  therret  ate  të  të  pareve  tane ..Te  ecesh  mes  pemeve, te  mbledhesh  geshtenja, te  jetosh  ne  pyll  naten  eshte  gati  magjike  dhe  i  ndihmon  femijet  te  njohin  mire  ciklin  stinor  dhe  kohen  natyrale. 8- Luajme  me  uje. Te  luash  me  ujin  ne  pellgje  e  burime. Dy  te  tretat  e  globit  perbehen  nga  uji  dhe  eshte  e  padiskutueshme  qe  te  gjithe  femijet  marrosen  pas  ujit.. Gjeja  e  pare  qe  femijet  mesojne  pa  asnje  shpjegim  nga  te  rriturit  eshte  qe  uji  eshte  i  tejdukshem  dhe  jo  blu  si  ne  filmat  vizatimore

Keto  8  sygjerime  duken  lehtesisht  te  realizueshme  dhe  ndoshta  me  kosto  zero. Le  te  kujtojme  qe  po  i  rrisim  femijet  me  shume  “rraqe  te  kota  lluksi”, nderkohe  qe  ata  kane  nevoje  per  gjera  esenciale ; Burimi  i  pashtershem  i  tyre  eshte  Fantazia, është  ai  mendimi  magjik  i  afte  te  shohë  ne  nje   dru  te  perthyer , bishtin  e  nje  dinosauri  te  eger. Tek  e  fundit  mjafton  shume  pak  per  t’i  bere  te  lumtur  dhe  kthimi  ne  kontakt  autentik  me  natyren  eshte  nje  nga  dhuratat  qe  duhet  t’a  vendosim  ne  krye  te  listes .

(psikologjia  per  te  gjithe)                                                                                 9/qershor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe