Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Çfarë thonë lajmet sot në Gazetë ?

Postimi  i  sotëm  fillon  me  një  eksperiment  si  në  orën  e  Diturisë  së  Natyrës. Le  të  marim  3  enë  të  mbushura  me  ujë. Njëra  me  ujë  të  ftohtë,  njëra  me  të  ngrohtë  dhe  tjetra  me  temperaturën  e  ambjentit. Fusim  njërën  dorë  në  ujin  e  ftohtë  dhe  tjetrën  në  të  ngrohtë. Pas  disa  sekondash  i  fusim  të  dyja  duart  në  enën  me  ujë  me  temperaturën  e  ambjentit…  Çfarë  do  të  ndjeni ?

Do  të  ndjeni  dy  sensacione  të  ndryshme (ftohtë  dhe  ngrohtë)  edhe  pse  uji  ku  kemi  futur  duart  ka  temperaturë  të  njëjtë.  Ky  është  një  eksperiment  klasik  i  psikologjisë  dhe  kryhet  për  të  spjeguar  “Ligjin  e  Kontrastit  Perceptues“Ky  ligj  është  shumë  i  thjeshtë : nqse  na  tregojnë  me  shpejtësi  2  objekte  të  ndryshëm  nga  njëri – tjetri , ndryshimi  mes  tyre  do  të  na  duket  më  i  madh  se  ç’është  në  të  vërtetë.  Aplikimi  i  këtij  Ligji  është  shumë  i  përhapur  në  marketingShembulli  më  klasik  i  manipulimit  të  shitjeve  konsiston  në  paraqitjen  e  një  artikulli  me  çmim  shumë  të  shtrenjtë  dhe  më  pas  i  një  artikulli  me  çmim  mesatar. Nqse  hyjmë  në  një  dyqan  për  të  kërkuar  një  pulover  dhe  na  shfaqet  një  50  mijë  lekë (çmim që  na  duket  i  shtrenjtë), dhe  ngjitur  është  një  veshje  tjetër  që  është  90  mijë ; ka  shumë  mundësi  që  pulovra   e  parë  të  na  duket  me  çmim  shumë  të  arsyeshëm.

Ndodh  e  njëjta “skemë“ edhe  në  sektorin  imobiliar ; kur  të  tregojnë  shtëpitë  fillohet  nga  një  në  kushte  të   këqija  dhe  me  çmim  të  lartë , me  qëllim  që  kur  të  arrihet  te  shtëpia  që  duan  vërtetë  të   të  shesin , të  na  duket  më  e  mire  se  sa  është  në  të  vërtetë.

Një  tjeter  forme  e  manipulimit  përshkruhet  ne  nje  dekalog  te  famshëm  që  qarkullon  këto  kohë Thuhet  qe  autori  i  tij  eshte  Noam  Chomsky . Ne  fakt  Chomsky  e  ka  mohuar  te  jete  hartuesi  i  gjithe  dekalogut , por  kjo  ka  pak  rendesi. Ne  keto  Ligje  flitet  per  sistemin  mediatik  si  manipulues  i  koshiences. Nje  nga  10  pikat  është  pikerisht  komunikimi  emocional .

Mass  media  me  pretekstin  për  të  informuar  vendos  theksin  te  hollesira  rrenqethese, detaje  neveritese, tituj  që  shkaktojne  gjykime  te  shpejta  te  njerezit; intervistohen  kriminelë, fryhen  lajmet  tragjike  etj. Duket  sikur  deshirojne  qe  lexuesit  te  mos  mendojne  dhe  te  reagojne  ne  baze  te  asaj  qe  lexojne . Duke  nxitur  emocione  te  forta  urrejtje,  indinjim , neveri, panik  dhe  deshperim , ulet  pragu  i  reflektimit  kritik  dhe  i  mendimit  racional. Me  fjale  te  tjera  formohet  nje  qark  i  shkurter  mendor  qe  na  pengon, te  kuptojme  se  sa  e  komplikuar  eshte  situata , te  ndertojme  nje  opinion  personal, madje  dhe  te  njohim  dhe  ekzaminojme  mirë  faktet.  Lexuesi  beson  se  eshte  duke  menduar , por  ne  te  vertetë  po  reagon.

Perdorimi  i  regjistrit  emocional, për  me  tepër , prek  te  pavetedijshmen  duke  gjeneruar  pasiguri, depresion, ankth  dhe  dhunë . Këto  reagime  mund  te  shfrytëzohen  edhe  politikisht. Metodat  për  të  manipuluar  vendimarrjen  dhe  sjelljen  njerëzore  janë  të  ndryshme .Për  këtë  arsye  nuk  do  ishte  keq  ti  njihnim  rrengat  e  mendjes  në  mënyrë  që  të  jemi  të  aftë  të  marim  vendime  dhe  të  reagojmë  me  gjakftohtësi. Dhe  tani  po  shkoj  të  bëj  çfarë  është  më  e  mirë  për  mua .

2/prill/2017                                                                                         (psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe