Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Çfarë lidhje ka stresi me gotën e ujit ?

Një  psikolog  po  shpjegonte  se  si  mund  të  përballojmë * sa  më  mirë  stresin.  Kur  ngriti  lart  një  gotë  me  ujë  i  gjithë  publiku  mendoi  se  do  të  bënte  pyetjen  e  zakonshme ; “ Gota  gjysëm  plot , apo  gjysëm  bosh  !? “

Por  ajo  që  në  të vërtetë pyeti  ishte : “ Sa  mendoni  se  peshon  kjo  gotë  me  ujë ?” Përgjigjet  varjuan  nga  250  në  400 gram.

“Pesha  absolute  nuk  ka  rëndësi , –  replikoi  psikologu. Varet  nga  koha  që  e  mbaj  lart.  Në  qoftë  se  e  mbaj  ngritur  lart  për  një  minut,  nuk  ka  asnjë  problem. Nëse  do  ta  mbaj  lart   për  një  orë,  krahu   do  fillojë   të  më  dhemb.  Nëse  do  e mbaj  gjatë  gjithë  ditës , krahu  do  më  mpihet    dhe ” paralizohet “.. Në  të  gjitha  rastet  pesha  e  gotës  nuk  ndryshon,  por  sa  më  gjatë  ta  mbaj,  aq  më  e  rëndë  bëhet.” … dhe  vazhdoi:  “Stresi  dhe  preokupimet  e  jetës  janë  si  kjo  gotë  me  ujë.  Nëse  mendoni  vetëm  një  moment ,  nuk  ndodh  asgjë. Mendohuni  pak  më  gjatë  dhe  do  të  filloni  të  ndiheni   jo  mirë. E  nëse  do  të  mendoni  gjithë  kohës , do  të  ndjeheni  të  “ ngrirë ”  në vend  dhe  të  pa  zotët  të  bëni  as  edhe  gjënë  më  të  vogël “.

(* në  gjuhën  e  psikologjisë  përdoret  fjala “ menaxhimi  i  stresit “ (këtu  është  zëvëndësuar  me  përballimi  i  stresit ) .“Në  të  vërtetë  stresi  nuk  vjen  nga  shefi  yt, nga  fëmijët,  bashkshorti, trafiku, sëmundjet  apo  rrethana  të  tjera . Vjen  nga  mënyra  se  si  ti  mendon   për  të  gjitha  këto  rrethana “ (Andrew  Bernstein )

(tregime  terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe