Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Çfarë  bën  psikologu ?

Çfarë  bën  psikologu ? Eshtë  një  pyetje  që  e  bejnë  të  gjithë. Me  anë  të  këtyre  dy  tregimeve  mund  të  arrijmë  të  qartësojmë  disa  koncepte  dhe  disa  pika  reflektuese . E  nisim  me  një  histori  që  Milton  Erickson ( Dr. Psikiater/psikolog  i  shquar ) e  kishte  bere  zakon  t’ua  tregonte  te  gjitheve  kur  e  pyesnin  se  çfare  bente  nje  psikolog. – Nje  dite  Erickson  pa  nje  kalë  qe  po  kulloste  ne  lëndinat  para  shtëpisë  së  tij.  Edhe  pse  kali  nuk  kishte  asnje  shenje  te  veçantë  per  ta  njohur  Erickson  vendosi  t’ja  çonte  te  zotit . Per  ta  bere  kete  gje, hypi  mbi  kalë, e  shpuri  deri  te  rruga  dhe  e  la  te  zgjidhte  drejtimin  nga  do  të   vazhdonte . Ndërhynte  vetem  kur  kali  dilte  nga  rruga  per  te  ngrene  bar  ne  fushe , apo  per  tu  sjelle  rrotull. Kur  me  ne  fund  mberriti  perpara  pronave  te  te  zotit  te  kalit  (disa  km  larg  tashme), i  zoti  e  pyeti –  Nga  e  dije  qe  kali  vinte  nga  keto  anë  dhe  ishte  yni ? –  Erickson  ju  pergjigj ; – Une  nuk  e  dija , por  kali  po ! … Nuk  bëra  gjë  tjetër  veçse  e  udhëhoqa  të  mbante  drejtimin  e  rruges.

Ne  kete  anekdode  del  qartë  ideja  e  qendrimit  afer  me  njeri – tjetrin  si  dy  bashkeudhetare.  Eshte  nje  imazh  qe  pershkruan  raportin  mes  psikologut  dhe  atij  qe  kerkon  ndihme. Dihet  qe  shoket  e  te  njejtit  udhetim  ndikohen  nga  njeri – tjetri , por  eshte  e  dobishme  te  kuptojme  se  per  çfare  lloj  ndikimi  behet  fjale. Kjo  histori  e  shpjegon  mire  kete. Psikologu  jep  nje  kontribut  qe  eshte  pjese  e  ndryshimit , por  jo  më  të  rendesishem  sesa  ajo  qe  duhet  te  ofroje  vete  personi  që  kerkon  te  ndryshoje.

Tregimi  i  dyte  eshte  ai  i  Dr. Vittorio  Guidano  (psikiater , psikoterapeut  konjitivist ). Imazhi  qe  perdoret  per  te  perifrazuar  mendimin  e  tij  eshte  ai  i  nje  sfere  qe  rrotullohet  ne  nje  plan  te  pjerret. Gjate  rruges  sfera  has  nje  pengese , qe  padyshim  e  ndalon  rrotullimin. Pikerisht  ketu  aktivizohet  psikologu  duke  nderhyre  ne  nje  sistem  qe  e  ka  tashme  nje  drejtim ; Plani  eshte  pra  i  pjerret  dhe  psikologu  kerkon  se  bashku  me  personin  ta  levize  pengesen  duke  krijuar  mundesine  qe  sfera  te  rimarë  rrugen  e  saj  natyrale.  Ne  kete  proces  sipas  Dr. Guidano  eshte  e  rendesishme  qe  psikologu  te  mos  aplikoje  forca  shtese  ndaj  sferes  si  psh  nje  shtytje  pak  nga  e  majta  apo  pak  nga  e  djathta ;  ndoshta  te  duhurat  per  sistemin  e  brendshem  te  terapeutit , por  qe  nuk  kane  aspak  te  bejne  me  sistemin  organizativ  me  te  cilin  eshte  nderhyre.

Keto  dy  tregime  te  shkurtra  nuk  mund  te  pershkruajne  plotesisht  gjithë  dinamikën  e  ngjarjeve  ne  proçesin  e  psikoterapisë , por  pa  u  zgjatur  shumë  do  doja  ti  shtoja  ketij  postimi  një  tjetër  pershkrim  interesant : “Psikoterapia  si  poezi ; herë  tragjike…kur  udhetimi  nderpritet  e  nuk  arrin  te  gjej  rrugen , here  epike , kur  luftohet  e  perpelitet  per  te  arritur  nje  objektiv  qe  duket  sikur  e  ke  pranë  por  të  veshtire  per  ta  arritur , here  komike  e  ironizuese , kur  qeshet  me  të  madhe  sebashku  si  miq  te  vjeter ” ….

(Ψ psikologjia per te gjithe )                                                                                     28/janar/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe