Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Bëj kujdes me fjalët !

Në  pergjithësi  kur  debatojmë  me  të  tjerët  dhe  veçanërisht  kur  na  pyesin  deshirojmë  të  japim  një  përgjigje  të  saktë  dhe  të  pershtatshme. Shpesh  na  e  ka  ënda  te  kemi  nje  pergjigje  rrufe , te  menjehershme. Kjo  eshte  nje  aftesi  e  veçantë. Eshtë  një  formë  “gadishmerie, mprehtesie  e  reflekseve  verbale” qe  te  jep  mundesine  ti  pergjigjesh  shume  shpejt  dhe  me  argumenta  te  spikatur  asaj  çfare  na  thone  te  tjeret. Eshte  nje  zotesi  qe  nuk  e  kane  te  gjithe  dhe  sigurisht  qe  nuk  eshte  gjithmone  e  mundur  t’a  kemi  kete  forme  pergjigjeje …Pergjigjen  e  duhur  ne  momentin  e  duhur !..Sa  here  e  kemi  pergjigjen  e  duhur, te  plote,te  mprehte,  te  bukur, kur  debati  ka  mbaruar ,(muhabeti  eshte  ftohur ), apo  kur  kemi  ngelur  me  veten  tone  dhe  nuk  na  e  ve  më  njeri  veshin  se  çfare  themi !? Dhe  më  e  bukura  kur  super  te  pergatitur  dhe  te  organizuar  me  pergjigjen  tone  te  shkelqyer  gati , shohim  qe  as  nuk  eshte  fare  e  nevojshme  te  hapim  gojen  dhe  gjithe  parapergatitja  jone  shkon  dëm…! Edhe  mjeshtrat  Zen  i  mesojne  nxenesit  e  tyre  te  shprehen  sa  m  mire:

” Ishin  dy  tempuj  Zen  ne  te  njejtin  qytet.  Kishin  seicili  nga  nje  nxenes  te  shkelqyer . Ata  ishin  te  preferuarit  e  te  gjitheve. Mjeshtart  e  tyre  krenoheshin  me  ta. Çdo  mengjes  njeri  prej  tyre  kur  shkonte  rruges  per  ne  pazar  takonte  femijen  tjeter .“Ku  po  shkon ?” e  pyet  i  pari . – “Shkoj  ku  më  shpien  kembet  e  mia “, pergjigjet  tjetri. – Kjo  pergjigje  e  habiti  shume  femijen  e  pare  i  cili  shkoi  ti  kerkoje  ndihme  mesuesit  te  tij. – Kur  neser  ne  mengjes  te  takosh  atë  djale,  i  tha  mjeshtri ,”beji  te  njejten  pyetje”. Ai  do  te  jape  te  njejten  pergjigje  dhe  atehere  ti  do  ta  pyesesh : “  zere  se  nuk  i  ke  kembet ; ku  do  shkosh  pastaj ? “- Kjo  pyetje  do  ta  gozhdoje. Të  nesermen  femijet  u  ndeshen  perseri . “ Ku  po  shkon ?” – e  pyeti  femija  i  pare. -“Po  shkoj  nga  fryn  era“ – u  pergjigj  tjetri. Edhe  kesaj  here  i  vogli  mbeti  i  hutuar  dhe  vajti  ti  tregoje  mjeshtrit  te  tij  per  “deshtimin”  e  rradhes. :  Po  ti  pyete ;  “e  ku  do  shkosh  po  nuk  pati  erë ?”- e  keshilloi  mjeshtri . Diten  tjeter  femijet  u  takuan  per  here  te  trete. – Ku  po  shkon  e  pyeti  femija  i  pare. –  “Po  shkoj  ne  pazar  të  blej  perime”-  ju  pergjigj  tjetri. ..

Nëse  duam  te  zhvillojmë  aftesine  e  pergjigjes  se  mprehte  ne  komunikim  duhet  me  pare  te  shohim  se  kush  eshte  motivi.  Nqse  kur  komunikojmë  nisemi  nga  nevoja  për  tu  dukur  më  të  mençur, më  të  ditur, më  të  përgatitur  dhe  ndjejme  deshiren  për  të  dominuar  dhe  dukur  superior  ndaj  tjetrit  rrezikojmë  të  na  ndodhë  krejt  e  kundërta  dhe  të  ngelemi  si….“guak”. Permiresojme  fillimisht  raportin  me  veten , pastaj  mendojmë  sesi  mund  të  komunikojmë  më  mirë  me  tjetrin. Bëjmë  kujdes  me  fjalët  që  na  thonë  dhe  me  ato  qe  themi.  Ne  kete  shoqeri  Egoiste  njerezit  degjojnë  vetëm  veten.

(tregime  terapeutike)                                                                                          29/prill/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe