Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Bëhet fjalë për përulje , jo përkulje! Modesti & Thjeshtësi

Në  këto  kohëra   kur  preokupohemi  më  shumë  për  aparencën  se  sa  për  esencën  është  e  lehtë  të  biesh  në  kurthin e “mëndjemadhësisë”  dhe  krenarisë  boshe. Kemi  ëndrra  dhe  projekte  të mëdha  por  kjo  nuk  do  të  thotë  që  nuk  mund  të  “përqafojmë”  thjeshtësinë.

E  pra  nuk  ekziston  “melhem “ më  i  mirë  për  mëndjen  tonë  se  sa  “përunjësia”. Në  fakt  thjeshtësia  dhe  gjuha  e  zemrës  janë  një  formë  direkte  e  të  shprehurit , që  nuk  kanë  nevojë  për  artificie  dhe  bëjnë  të  mundur  të  lidhemi  me  tjetrin  nëpërmjet  thelbit  tonë  , duke  na  bërë  100%  autentik .

             Shiko , se  jam  aq  e  “mënçur “ sa  …!

Një  herë  një  bretkocë  pyeti  si  mund  t’ia  bënte  që  të  dimëronte  në  një  vend  të  ngrohtë. Disa  pata  i  sygjeruan  të  migronte  bashkë  me  to.., por  problemi  ishte  se  bretkoca  nuk  dinte  të  fluturonte. Ma  lini  mua  këtë  punë – tha bretkoca – , kam  një  mëndje  të  jashtëzakonshme unë !!. Më  tej  iu  kërkoi  dy  patave  ta  ndihmonin  të  gjente  një  degë  druri.. Gjithësecila  do  të kapej  pas  një  cepi  të  shkopit  të  drunjtë. Bretkoca  mendoi  t’a  mbërthente  degën  me  gojë. Pak  para  se  dimri  të  trokiste,  patat  dhe  bretkoca  nisën  shtegëtimin  e  tyre. Nuk  kishin  fluturuar  dhe  aq  gjatë  kur  u  gjendën  tek  flutoronin  mbi  një  qytezë  mbushur  plot  me  banorë  që  kishin  dalë  të  sodisnin  këtë  pamje  të  pazakontë. Dikush  prej  tyre  tha : “ kujt  i  erdhi  kjo  ide  e  shkëlqyer  në  mëndje “? Bretkoca  u  ndie  kaq  shumë  krenare  dhe  thërriti : – Mua !! .. Pikërisht  në  momentin  që  hapi  gojën  u  shkëput  nga  dega  dhe  ra  në  boshllëk “.

Ashtu  si  për  bretkocën  në  këtë  histori,  krenaria  e  tepruar  na  bind  që  vetëm  ne  kemi  të  drejtë,  ndërkohë  që  të  tjerët  e  kanë  gjithmonë  gabim. Na  bën  të  besojmë  se  vetëm  idetë  tona  janë  llogjike  dhe  racionale  dhe  nuk  pranojmë  mënyra  të  tjera  për  t’i  parë  gjërat.

Fodullëku  dhe  arroganca  bëjnë  që  të  mbetemi  në  grackën  e  atyre  gjërave  që  kemi  mësuar  të  cilat  shndërrohen  në  “ burgosës”  për  ne.  Këtë  e  konfirmon  dhe  një  studim  i  bërë  në  Cornell  University.  Një  listë  me  terma  teknike  ju  paraqit  100  personave (vullnetarë ). Psikologët  zbuluan  që  ata  që  hiqeshin  si  ekspertë  të  fushës  dhe  si  shumë  të  ditur , jo  vetëm  që  nuk  ishin  në  gjëndje  t’i  njihnin  termat  e  sajuar  që  kërkuesit  shkencor  i  kishin  krijuar  enkas  për  t’i  provuar,  por  thanë  që  dinin  gjithçka  përreth  tyre.. Në  të  kundërt  pjesa  që  pati  një  qëndrim  më  modest  dhe  nuk   pretenduan  se  ishin   ekspert  treguan  skepticizëm  ndaj  termave  dhe  e  pranuan  që  nuk  i  njihnin. Studimi  tregon  se  Ego – jonë  “verbohet”  dhe  na  pengon  të  pranojmë  mundësi  rritje  personale  dhe  të  mësojmë  gjëra  të  reja  apo  të  pranojmë  që  të  tjerë  mund  të  jenë  më  “ të  ditur “ se  ne.

Përjashtojmë  definitivisht   këtu  ata  që  mësojnë  vetëm  dy  koncepte  në  jetë  dhe  hiqen  si  njohës  të  gjithësisëPër  Pellgun  që  hiqet  si  Oqean  ka  të  tjera  “barcaleta “…apo  “rrëfenja” se  u  ngatërrova  me  dashje !!

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe