Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Askush  nuk  mund  ta  ndryshojë  fatin !”

Një  luftëtar  trim  qe  quhej  Nobunaga  vendosi  te  sulmonte  armikun  edhe  pse  ushtria  e  tij  ishte  shume  më  e  pakët  në  numër  në  krahasim  me  kundershtarin. Ai  e  dinte  që  do  fitonte, por  ushtaret  e  tij  ishin  shume  dyshues. Gjate  marshimit  u  ndal  para  nje  Tempulli  dhe  ju  tha  burrave  te  tij : – ” pasi  te  vizitojme  Tempullin  do  të  hedh  një  monedhë. Nqse  bie  “kokë”  do  fitojme,  nqse  bie  “pile”  do  humbasim . Jemi  ne  duart  e  fatit.”

Nobunaga  hyri  ne  Tempull  dhe  u  lut  në  heshtje . Doli  prej  andej  dhe  hodhi  monedhen. Ra “kokë”. Ushtaret  e  tij  pasi  panë  monedhën  ishin  kaq  të  padurueshem  të  nisnin  luftën  saqë  e  fituan  betejën  pa  asnjë  veshtiresi. ” Askush  nuk  mund  ta  ndryshojë  fatin !” i  tha  Nobunaga – s  ndihmësi  i  tij  pas  betejes. “ Po  e  vertete ! ; – tha  Nobunaga , duke  i  treguar   nje  monedhe  qe  kishte   nga  të  dyja  anët  vetëm “kokë”.

Nuk  mund  ti  ndryshojmë  vërtëtë  disa  aspekte  të  fatit  tonë, por  persa  i  perket  zgjedhjeve  tona, përpjekjeve  dhe  këmbënguljes, gjithçka  varet  nga  ne. Eshte  e  vertete  qe  disa  gjera  jane  pothuajse  të  vendosura  më  parë  nga  të  tjerët, apo  nga  rrethanat, por  nga  momenti  që  behemi  te  vetedijshem, jemi  ne  që  do  të  vendosim  si  do  përballemi  me  to ; –  do  të  zgjedhim  ti  pranojme  apo  do  te  çlirohemi  prej  tyre ?!.

(tregime  terapeutike)                                                       12/korrik/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe