Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Asgjë me tepri, thjesht aq sa duhet !

Terapeut , sociologë , kërkues  shkencor  dhe  psikologë  po  e  shohin  gjithmonë  e  me  më  shumë  interes  çështjen  e  konsumit  të  ekzagjeruar  dhe  zotërimit  të  pasurisë  dhe  të  mirave  materiale.  A  mund  te  ndjehemi  me  te  kenaqur  dhe  te  lumtur, nqse  konsumojme  me  pak  dhe  nqse  zoterojme  me  pak  pasuri ? A  jemi  me  te  shendetshem   menderisht ? A  ka  me  teper  kuptim  jeta ?

Disa  studime  demonstrojne  qe  rritja  apo  shtimi  i  te  mirave  materiale  dhe  zgjedhja  pafund  e  produkteve  te  shumellojshme  te  konsumit  jane  te  demshme  per  psiken  tone. Në  vend  qe  ta  pasurojne  rrezikojne  t’a  mbingarkojne  ate. Nje  blogger  amerikan  ideoi  një  loje. Loja  konsistonte  në  reduktimin  e  numrit  te  gjerave  që  i  nevojiteshin  për  të  jetuar.  Ai  i  reduktoi  ato  deri  ne  100 . Mes  tyre  kishte  dy  gjera  pa  te  cilat  nuk  bente  dot ; një  kitarë  dhe  një  tavolinë   sërfi . Shume  te  tjere  e  ndoqen  modelin  e  tij  dhe  gjithesecili  propozonte  listen  e  vet  te  reduktuar  ne  minimum.  Kjo  gje  u  kthye  ne  nje  forme  stili  jetese  dhe  mori  emertime  te  shumta.  Pavaresisht  etiketimeve  ideja  thelbesore  ishte  gjithmone  e  njejta ; Ne  mes  vrullit  te  jetes  konsumiste  te  zgjedhim  (me  deshire) te  limitojme  konsumin  vetem  ne  gjerat  me  te  domosdoshme  per  te  praktikuar  nje  stil  jete  me  te  thjeshte .

Related imageNje  mjeshter  i  famshem  i  kesaj  disipline  shume  kohe  perpara  se  te  shpikeshin  bloget  ishte  Mahatma  Gandhi,  qe  perveç  veshjes  qe  e  kujtojme  te  gjithe , kishte  vetem  5  gjera ; syzet  optike, nje  ore  xhepi, sandalet, nje  tas  dhe  nje  pjate. Motoja  e  tij  ishte: – As  te  pranosh, as  te  kesh  ç’ka  nuk  te  sherben  vertete  per  te  jetuar .

Megjithatë  ndoshta  nuk  eshte  e  lehte  te  zgjedhim   nëse  numri  i  objekteve  te  domosdoshme  eshte  100 , 50  apo  5 . Mund  te  kete  persona  qe  ndjehen  mire  mes  mijra  sendeve  qe  kane  grumbulluar  dhe  vetem  ideja  qe  duhet  te  heqin  dore  i  tmerron . Disa  te  tjere  e  kane  te  pamundur  te  kuptojne  qe  po  ekzagjerojne  me  objektet ,  deshirat  dhe  gjerat  e  kushtueshme  qe  perdorin ! …Pra  zgjedh  gjithkush  te  jetoje  dhe  konsumoje  sa  të  ketë  deshire…  Ashtu  siç  zgjedh  te  jetoje  dhe  popullsia  skandinave.  Zgjedh  te  jetoje  Lagom. (Not  to  little, not  to  much. Just  right . Svedish.) Ky  stil  lindi  ne  Suedi . Eshte  nje  menyre  jetese , nje  tendence  Lagom  qe  fjale  per  fjale  do  te  thote “ asgje  me  tepri “, “as  tepri  dhe  as  shume  pak “, “thjesht  aq  sa  duhet“, “ mjaftueshëm “. Nje  koncept  mes  etikes  dhe  estetikes.  Perqasja  e  tyre  ndaj   jetes  eshte   Lagom ; menyra  si  vishen , si  sillen , si  komunikojne  me  njeri – tjetrin  eshte  Lagom.  Nuk  pispillosen , por  as  nuk  e  leshojne  veten ,  respektojne  hapesirat  e  njeri – tjetrit , nuk  mburren  dhe  nuk  shesin  mend  per  sukseset  e  tyre, i  evitojne  ekzagjerimet  qe  mund  te  ngjallin   zili  dhe   xhelozi   të  pavend.  Edhe   arredimin  e  kane  Lagom,  te  thjeshte , esencial  pa  ornamente  dhe  shkelqime  marramendese …Sikur  te  arijme  te  behemi  nga  pak  Lagom  do  ti  benim  nje  favor  te  madh  qetesise  tone  mendore  dhe  do  të  ndjeheshim  të  lumtur.

 psikologjia per te gjithe)                                                           4/mars/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe