Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Ajo që di unë është e saktë ?

Nuk  mund  të  fokusohemi  asnjëherë  vetëm  në  një  ide  fikse. Bota  ndryshon, ne  vetë  ndryshojmë, të  tjerët  rreth  nesh  ndryshojnë …

“Në  qytetin  e  vogel  ku  jetonin  sebashku  6  te  verber  sollën  nje  elfant. Te  verberit  donin  ta njihnin , por  si  t’ja  benin  duke  qene  se  nuk  shikonin ? – E  di  unë  –  tha  i  pari . Do  ta  njohim  duke  e  prekur ! – Ide  shume  e  mire , i  thane  te  tjeret ; keshtu  mund  te  zbulojme  si  eshte  nje  elefant . Qe  te  gjashte  vajten  prane  elefantit.  I  pari  ju  afrua  dhe  i  preku  veshin. – Ndjeu  nje  gje  te  madhe  te  sheshte  qe  levizte  para  mbrapa  dhe  freskonte  ajrin .., dhe  tha ;  Elefanti  eshte  si  nje  erashkë  e  madhe.  I  dyti  i  preku  nje  kembe  dhe  tha ; e  ke  gabim, elefanti  eshte  si  nje  peme  e  madhe.  E  keni  te  dy  shume  gabim  tha  i  treti ; –  elefanti  eshte  si  nje  litar, pasi  i  kishte  prekur  bishtin. Menjehere  pas  tij  i  katerti  i  preku  majen  e  nje  dhembi  dhe  tha :  Jo  miqte  e  mi ! – Elefanti  eshte  si  nje  shpatë  me  majë. –  Hmm. Jo , jo,  jo ! – tha  i  pesti ;  Elefanti  eshte  si  nje  mur  kalaje,  nderkohe  qe  po i  prekte  ijet . – I  gjashti  nderkohe  kishte  kapur  noçken  dhe  tha ; – te  gjithe  po  gaboni, se  elefanti  eshte  si  nje  gjarper.  Gjashte  te  verberit  vazhduan  gjatë  debatin  mes  tyre  dhe  nuk  ranë  kurre  dakord  sesi  ishte  në  të  vërtetë  një  elefant.”

Morali  i  kesaj  historie  eshte  se ;  te  besosh  se   realiteti  qe  observojme  eshte  i  vetmi  realitet  i  mundshem ,  eshte  nje  nga  iluzionet  me  te  medha  dhe  te  rrezikshme.  Kjo  fabul  na  tregon  mire  sesi  çdonjeri  nga  ne  do  tentoje  ta  perfaqesoje  realitetin  ne  baze  te  perceptimit  te  vet. Te  besosh  se  realiteti  yne  eshte  i  vetmi  i  drejte  dhe  i  vertete  do  te  thote  te  besh  hapin  e  pare  drejt   mostolerances  ndaj  tjetrit  dhe  na  pengon  te  jemi  mendjehapur  dhe  te  kapim  gjerat  qe  mund  te  na  kene  rreshqitur. Realiteti  eshte  gjithmone  i  nderlikuar  dhe  nuk  duhet  kurre  te  harrojme  te  ngreme  dyshime  dhe  te  degjojme  opinionet  e  te  tjereve , pa  imponuar  kurre  opinionin  tone. Nderkohe  ndodh  shpesh  që  te  marim  nje  copez  te  vogel  te  realitetit  tone, ate  pra  qe  ne  perceptojme  dhe  ta  “shesim”  si  nje  gje  te  madhe. Marim  pra  nje  njohuri  te  vogel  dhe  e  bejme  nje  teori  te  madhe . Te  mendosh  se  zoteron  te  verteten  eshte  ne  nje  fare  menyre  si  te  vetepësosh  nje  situate  verberie… Dhe  per  te  pare  me  mire  paradoksalisht  duhet  te  kujtojme  gjithmone  qe  jemi  te  gjithë  pjeserisht  te  verber.

(tregime  terapeutike)                                                                      7/maj/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe